Dhjetëra qytetarë u mblodhën këtë të enjte në Poliçan për të protestuar kundër planit për shkrirjen e bashkisë së tyre në kuadër të Reformës Territoriale 2.0. “Fëmijët na i larguat, tani doni të na fshini nga harta”, shkruhej në një nga pankartat e mbajtura nga protestuesit, të cilët kërkojnë që Poliçani të mbetet bashki më vete. Në shenjë proteste, kryetari i Partisë Socialiste në Poliçan, Erjon Zylyftari dha dorëheqjen dhe deklaroi se vendimi për prekjen e bashkisë përbën "një padrejtësi dhe një turp të madh". LEXO EDHE:Qarku i Mirditës Menjëherë pas kësaj disa qytetarë dogjën në shesh teserat e anëtarësisë së Partisë Socialiste. Në përfundim të tubimit, banorët firmosën një peticion, përmes të cilit kërkojnë që Bashkia e Poliçanit të mos përfshihet në ndryshimet e propozuara nga Reforma Territoriale. Sipas draftit për Reformën Territoriale 2.0, të dorëzuar në Kuvend nga Partia Socialiste, Bashkia e Poliçanit parashikohet të shkrihet dhe t’i bashkohet Bashkisë së Beratit. Ky ndryshim është pjesë e planit për uljen e numrit të bashkive në Shqipëri nga 61 në 46. Kundër këtij propozimi ka shprehur rezerva më herët edhe kryebashkiaku i Poliçanit, i cili është shprehur se shkrirja e bashkive të vogla do të sjellë shpopullimin e qyteteve. Banorët këmbëngulin se Poliçani duhet të vijojë të funksionojë si bashki më vete dhe kundërshtojnë përfshirjen e tij në Bashkinë e Beratit. Rendit zhvillimet sipas orarit: Të Fundit Të Parat Ora 20:28 Protesta në Poliçan, banorët i vënë flakën teserave të PS-së dhe draftit socialist të Reformës Territoriale, kreu i PS-së së qytetit jep dorëheqjen(VIDEO) Gjatë protestës në Poliçan kundër draftit të Reformës Territoriale, disa banorë të qytetit dogjën tesera të Partisë Socialiste, ndërsa kryetari i Partisë Socialiste në Poliçan, Erjon Zylyftari, dha dorëheqjen nga posti duke argumentuar se vendimi për prekjen e bashkisë përbën "një padrejtësi dhe një turp të madh".Në përfundim të tubimit, banorët firmosën edhe një peticion, përmes të cilit kërkojnë që Bashkia e Poliçanit të mos përfshihet në ndryshimet e propozuara nga Reforma Territoriale. U.D/Shqiptarja.com Share U.D/Shqiptarja.com TAG: polican Berat reforma territoriale Komento Komente Sondazhi i ditës:
30 Korrik, 15:33
Si iu duket propozimi i PS-së që nga 61 të kalohet në 46 bashki? I drejtë 64.6% I gabuar 27.7% I/e dyzuar 7.8% Vota total: 1121 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 30 Korrik, 15:33 Si iu duket propozimi i PS-së që nga 61 të kalohet në 46 bashki?
