Lajme Zone
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 6 burime — Krahaso mbulimin →

'Doni të na fshini nga harta', banorët e Poliçanit protestojnë kundër Reformës Territoriale, djegin teserat e PS-së, kryetari i degës jep dorëheqjen (VIDEO)


Dhjetëra qytetarë u mblodhën këtë të enjte në Poliçan për të protestuar kundër planit për shkrirjen e bashkisë së tyre në kuadër të Reformës Territoriale 2.0. “Fëmijët na i larguat, tani doni të na fshini nga harta”, shkruhej në një nga pankartat e mbajtura nga protestuesit, të cilët kërkojnë që Poliçani të mbetet bashki më vete. LEXO edhe...Protesta në Poliçan, banorët i vënë flakën teserave të P

Dhjetëra qytetarë u mblodhën këtë të enjte në Poliçan për të protestuar kundër planit për shkrirjen e bashkisë së tyre në kuadër të Reformës Territoriale 2.0. “Fëmijët na i larguat, tani doni të na fshini nga harta”, shkruhej në një nga pankartat e mbajtura nga protestuesit, të cilët kërkojnë që Poliçani të mbetet bashki më vete. LEXO edhe...Protesta në Poliçan, banorët i vënë flakën teserave të PS-së dhe draftit socialist të Reformës Territoriale, kreu i PS-së së qytetit jep dorëheqjen(VIDEO) Në shenjë proteste, kryetari i Partisë Socialiste në Poliçan, Erjon Zylyftari dha dorëheqjen dhe deklaroi se vendimi për prekjen e bashkisë përbën "një padrejtësi dhe një turp të madh". Menjëherë pas kësaj disa qytetarë dogjën në shesh teserat e anëtarësisë së Partisë Socialiste. Në përfundim të tubimit, banorët firmosën një peticion, përmes të cilit kërkojnë që Bashkia e Poliçanit të mos përfshihet në ndryshimet e propozuara nga Reforma Territoriale. Sipas draftit për Reformën Territoriale 2.0, të dorëzuar në Kuvend nga Partia Socialiste, Bashkia e Poliçanit parashikohet të shkrihet dhe t’i bashkohet Bashkisë së Beratit. Ky ndryshim është pjesë e planit për uljen e numrit të bashkive në Shqipëri nga 61 në 46. Kundër këtij propozimi ka shprehur rezerva më herët edhe kryebashkiaku i Poliçanit, i cili është shprehur se shkrirja e bashkive të vogla do të sjellë shpopullimin e qyteteve. Banorët këmbëngulin se Poliçani duhet të vijojë të funksionojë si bashki më vete dhe kundërshtojnë përfshirjen e tij në Bashkinë e Beratit. Ora 20:28 Protesta në Poliçan, banorët i vënë flakën teserave të PS-së dhe draftit socialist të Reformës Territoriale, kreu i PS-së së qytetit jep dorëheqjen(VIDEO) Gjatë protestës në Poliçan kundër draftit të Reformës Territoriale, disa banorë të qytetit dogjën tesera të Partisë Socialiste, ndërsa kryetari i Partisë Socialiste në Poliçan, Erjon Zylyftari, dha dorëheqjen nga posti duke argumentuar se vendimi për prekjen e bashkisë përbën "një padrejtësi dhe një turp të madh".Në përfundim të tubimit, banorët firmosën edhe një peticion, përmes të cilit kërkojnë që Bashkia e Poliçanit të mos përfshihet në ndryshimet e propozuara nga Reforma Territoriale. Share U.D/ReportTv.al polican Berat reforma territoriale Komento Komente Sondazhi i ditës: Si iu duket propozimi i PS-së që nga 61 të kalohet në 46 bashki? I drejtë 65.7% I gabuar 26.2% Nuk kam mendim 8.1% Vota total: 988 Sondazhi i ditës: Si iu duket propozimi i PS-së që nga 61 të kalohet në 46 bashki?