Prej 405 ditësh opinioni publik është bombarduar nga një fushatë mashtrimi dhe dezinformimi e ndërmarrë nga kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës Erion Veliaj dhe gazetari i oborrit të tij Mero Baze, të cilët kanë tentuar të njollosin figurën e prokurorit të SPAK Ols Dado.
Sipas tezës së tyre të përsëritur për më shumë se një vit e gjysmë, hetimet ndaj Veliajt ishin një "hakmarrje personale" për shkak se prokurori Dado kishte kërkuar një shtesë mbi lejen e ndërtimit në Rrugën e Bogdanëve dhe se kjo kërkesë i ishte refuzuar nga Bashkia e Tiranës.
Fushata e sulmeve ndaj Dados në mediat e paguara nga paratë e koncesioneve të pushtetit apo vëllait të kryebashkiakut nisi fill pas arrestimit të Veliajt. E fundit/ Arrestohet Erion Veliaj
10 Shkurt, 13:57 Kujtojmë se në reagim për Report Tv, më 6 Mars 2025, pak pasi ishte arrestuar Erion Veliaj deklaroi se Dado ishte në konflikt interesi dhe se i kishte kërkuar kate shtesë, duke shtuar me demagogji se "më mirë bëj burg të padrejtë se shkel ligjin". “Olsi Dado është në konflikt interesi 24h në 24! Ka kërkuar si Gobsek i pangopur metra shtesë, që nuk i takojnë, dhe nuk i ka marrë. Unë më mirë bëj burg të padrejtë, se të shkel ligjin, që Olsi të marrë kate shtesë, që nuk i takojnë, te Rruga e Kavajës”, tha asokohe Veliaj. Por një dokument zyrtar i vënë në dispozicion për CNA nga vetë Bashkia e Tiranës rrëzon përfundimisht me fakte dhe prova këtë mashtrim të shëmtuar propagandistik, dhe dokumenti mban firmën e Alban Dokushit, Sekretarit të Përgjithshëm të komanduar, besnikut dhe krahut të djathtë të Erion Veliajt.
CNA kërkoi informacion për këtë çështje nga Bashkia e Tiranës në datë 18 gusht, ndërsa bashkia e parë e vendit pas refuzimeve të njëpasnjëshme u detyrua t’i kthente përgjigje CNA-së pas më shumë se një muaj, konkretisht në datën 24 shtator, një fakt i rëndësishëm që dëshmon zvarritjen dhe tentativën për të fshehur të vërtetën. Në shkresën e Dokushit theksohet se, në përgjigje të kërkesës së CNA, e cila u dërgua në datën 18 gusht 2026 dhe u protokollua pranë Bashkisë Tiranë në datën 19 gusht, Drejtoria e Lejeve për Zhvillimin e Territorit ka bërë me dije se nga verifikimi i kryer në sistemin elektronik e-leje, për rastin në fjalë rezulton vetëm leja e ndërtimit e miratuar me Vendimin nr. U-14078/4, datë 09.09.2021 të Kryetarit të Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj. Objekti i miratuar është "godinë banimi dhe shërbimi 4, 5, 6, 7, 8 dhe 9 kate, me 2 kate parkim nëntokë, ndodhur në rrugën e 'Bogdanëve', Njësia Administrative nr. 10, Tiranë".
Trualli rezulton në pronësi të 14 bashkëpronarëve, konkretisht Terezina Adhami, Ols Dado, Zef Berisha, Eduard Berisha, Ana Shkreli, Franc Berisha, Frederik Berisha, Karmelina Berisha, Mike Berisha, Terezina Berisha, Xhilda Berisha, Atnand Dema, Roland Lloshi dhe Xhuljana Karruku, ndërsa zhvillues dhe subjekt ndërtues është shoqëria "ALB EDIL" sh.p.k.
Bashkia e Tiranës nën firmën e besnikut të Veliajt, Dokushi konfirmon zyrtarisht se për këtë truall ka vetëm një leje të rregullt të vitit 2021, të kërkuar nga kompania ndërtuese në përputhje me ligjin për të gjithë bashkëpronarët, duke hedhur poshtë çdo alibi të sajuar nga Veliaj për gjoja "konflikte interesi" apo "refuzime shtesash". Ky dokument me firmë dhe vulë, i lëshuar nga administrata e vetë Erion Veliajt, gropos përfundimisht çdo tezë të përdorur në media për t'i ikur drejtësisë. Për më shumë se një vit, mediat e paguara nga paratë e koncesioneve të pushtetit apo nga Arbër Veliaj, vëllait të kryebashkiakut Veliaj si Report TV, Tema etj., të cilat që prej shkurtit të 2025, kohë kur edhe u arrestua Erion Veliaj, me megafonat e tyre të propagandës tentuan të manipulonin opinionin publik, duke krijuar aludime të rreme se prokurori i SPAK Ols Dado po kryente hetime nga inati personal dhe kishte kërkuar një shtesë leje ndërtimi mbi një pallat ndërtuar në pronën e tij dhe 13 qytetarëve të tjerë. 372 ditë mashtrimi publik/ Erion Veliaj dhe Mero Baze nuk nxjerrin dokumentin me firmën e Ols Dados 24 Gusht, 17:42 Me shkresën e tij Alban Dokushi thekson se ka vetëm një leje pallati dhe nuk ekziston një kërkesë për shtesë leje nga Prokurori Ols Dado dhe asnjë refuzim nga kryetari i Bashkisë Tiranë.
Erion Veliaj ndodhet prej më shumë se 19 muajsh në qelitë e burgut të Durrësit dhe mbi të rëndojnë 13 akuza për 5 vepra të rënda penale, të hetuara mbi baza ligjore dhe provë materiale.
Mashtrimet 405-ditore të Veliajt, Mero Bazes dhe propaganda e mediave të pushtetit tashmë janë lakuriq, dhe gënjeshtrat e tyre janë rrëzuar kokë e këmbë me një dokument që mban firmën e Alban Dokushit dhe vulën e Bashkisë Tiranë./ CNA 385 ditë mashtrimi publik/ Pse Erion Veliaj dhe Mero Baze nuk nxjerrin dokumentin me firmën e Ols Dados? 6 Shtator, 10:06 382 ditë me radhë mashtrim publik/ Erion Veliaj dhe Mero Baze nuk nxjerrin dokumentin me firmën e Ols Dados 3 Shtator, 13:18 A e pranojnë ndërkombëtarët dhe shqiptarët një drejtësi si në diktaturë? 2 Shtator, 10:32 Analiza/ Si zbërthehen mashtrimet e Mero Bazes për Erion Veliajn
31 Gusht, 18:17 Gjashtë fakte që rrëzojnë lavazhierët mashtrues të Erion Veliajt
30 Gusht, 12:32 372 ditë mashtrimi publik/ Erion Veliaj dhe Mero Baze nuk nxjerrin dokumentin me firmën e Ols Dados 24 Gusht, 17:42 Sulmet e korit të korbave kundër SPAK për llogari të Erion Veliajt
23 Gusht, 14:01 Ndreca dhe Veliaj vazhdojnë talljen me drejtësinë
19 Gusht, 20:07 Veliaj presion ILD-së, vijon sulmet ndaj Ols Dados
19 Gusht, 13:41 Prokurorët dhe gjyqtarët në shënjestër/ Fushata e sulmeve nga Veliaj dhe mediat shërbëtore të tij
15 Gusht, 13:19 Pas “grushtit” në fytyrë nga “Administrativja”/ Veliaj vijon me sulmet ndaj prokurorit Ols Dado
13 Gusht, 09:37 Sa i rastësishëm është sulmi kriminal ndaj prokurorëve të SPAK-ut dhe kreut të GJKKO-së 7 Gusht, 11:59 Si po sulmohen nga krimi dhe mediat e pushtetit gjyqtari dhe prokurorët që prangosën Veliajn 6 Gusht, 10:11 Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

