Lajme Zone
Dokumenti/ Udhëzimi i Blendi Gonxhes, skema e re e Edi Ramës për grabitjen e pasurive publike
PolitikëPamfleti

Dokumenti/ Udhëzimi i Blendi Gonxhes, skema e re e Edi Ramës për grabitjen e pasurive publike

Fakti që udhëzimi i ministrit Blendi Gonxhe është urdhër i prerë për ministrat e tjerë dhe për drejtuesit e agjencive shtetërore të cilat nuk janë strukturë e Ministrisë së Turizmit e Kulturës, krijon bindjen se inskenues dhe udhërues i këtij procesi është kryeministri Edi Rama.

Edi Rama dhe Blendi Gonxhe / Me Udhëzimin Nr. 8, datë 6 gusht 2026, Blendi Gonxhe dhe Endri Haxhiu marrin të drejtën të përcaktojnë se cilat godina shtetërore kanë vlera trashëgimie dhe cilat jo; nëse nuk i pëlqejnë, ato rrafshohen për kulla. Godinat para 70 vitesh, qendra historike, ansamblet arkitektonike, të gjitha në shënjestër të skemës së re të grabitjes së pasurive publike... Një udhëzim i firmosur nga Blendi Gonxhe është servirur si proces administrativ për evidentimin e pasurive të paluajtshme shtetërore, me qëllim regjistrimin, zhvillimin dhe vënien në funksion për gjoja qëllime kulturore.

Fakti që udhëzimi i ministrit Blendi Gonxhe është urdhër i prerë për ministrat e tjerë dhe për drejtuesit e agjencive shtetërore të cilat nuk janë strukturë e Ministrisë së Turizmit e Kulturës, krijon bindjen se inskenues dhe udhërues i këtij procesi është kryeministri Edi Rama.

Udhëzimi Nr. 8, datë 6 gusht 2026 i ministrit Blendi Gonxhe është me objekt: "Përcaktimin e kritereve për përpilimin e listave, mënyrën e hartimit të skedave përshkruese për pasuritë e paluajtshme në pronësi shtetërore, objekt verifikimi të interesit të trashëgimisë kulturore." Një lexim i thjeshtë krijon përshtypjen se udhëzimi ka për qëllim të bëhet skedimi dhe regjistrimi i thjeshtë i godinave shtetërore të ndërtuara para e pas 70 viteve, për të evidentuar qëndrueshmërinë dhe vlerat e trashëgimisë kulturore materiale të secilës godinë.

Por dihet që qeveritarët me ligje, vendime, urdhëra e udhëzime të posaçme në dukje akte normale, synojnë tjetërsimin e aseteve shtetërore, përcaktojnë kritere evazive e me mundësi të hapura për veprime abuzive, që të justifikojnë dhe arrijnë qëllimin nën maskën e interesit publik.

Ky qëllim konstatohet në udhëzimin e firmosur dhe që do të zbatohet nga Gonxhe, por i ideuar dhe urdhëruar nga Edi Rama, për të grabitur pasuritë e mbetura, godina shtetërore në qendër e brenda unazës së Tiranës e qytetet kryesore, nëpërmjet një skeme djallëzore seleksionimi me disa kritere vlerësimesh fizike, historike e të trashëgimisë.

Në listat e verifikimit dhe vlerësimit do të përfshihen pasuritë që plotësojnë një nga këto kritere që kanë vendosur Rama e Gonxhe:

· Godinat shtetërore të ndërtuara para 70 vitesh, nga dita që do të regjistrohen e vlerësohen.

· Godinat shtetërore që paraqesin indicie për vlera historike, artistike, arkitektonike, arkeologjike ose etnografike.

· Godinat që evidentohen në dokumentacion historik, arkivor, bibliografik e hartografik.

· Godinat që janë pjesë e qendrave historike, ansambleve, peizazheve kulturore, ose zonave arkeologjike.

· Godinat shtetërore që janë identifikuar, ose propozuar nga institucionet përgjegjëse për trashëgiminë kulturore, autoritetet publike administruese dhe pushteti lokal.

Evidentimet se cilat godina shtetërore plotësojnë kriteret për t’u quajtur vlera të trashëgimisë kulturore do t'i bëjnë Këshilli Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore, Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore dhe Këshilli Teknik, drejtues të të cilëve janë ministri Blendi Gonxhe dhe zari i tij Endri Haxhiu.

P.sh., godinat e ministrive, Kryeministrisë, Presidencës, Prefekturës, bashkive, Universitetit të Tiranës, TVSH, hotel "Dajti" dhe godinat shtetërore që plotësojnë kushtin e ndërtimit para 70 vitesh, do të kalojnë në vlerësim për vlerat e trashëgimisë kulturore.

Nëse Gonxhe dhe Haxhiu i tij do të përcaktojnë se ato godina nuk kanë vlera trashëgimie, me udhëzimin e datës 6 gusht 2026 i është hapur rruga për t'i shembur dhe për të ndërtuar kulla me skemën e grabitjes së trojeve nëpërmjet sipërmarrjes private me Korporatën e Investimeve.

Ndërsa godinat shtetërore në Tiranë dhe të gjithë qytetet e zonat që nuk kanë plotësuar afatin 70 vjet ndërtim, do të quhen pa vlerë historike e trashëgimie kulturore dhe mund të rrafshohen e të jepen lehtësisht për kulla, sipas interesit të Edi Ramës me mafien e ndërtimit./Pamfleti Ky artikull është material ekskluziv i Pamfleti dhe mbrohet nga e drejta e autorit, në përputhje me Ligjin Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Ripublikimi i plotë ose i pjesshëm i këtij shkrimi nga media të tjera lejohet vetëm duke cituar qartësisht Pamfleti si burim dhe duke vendosur në fund të materialit linkun e artikullit origjinal. Çdo përdorim, kopjim apo ripublikim pa respektuar këto kushte përbën shkelje të së drejtës së autorit dhe mund të sjellë përgjegjësi ligjore sipas legjislacionit në fuqi. udhëzimi i blendi gonxhes skema e re e edi ramë 1 Komente P Po nuk beri gje edhe protesta, Shqiperia nuk behet 22 Gusht 2026, 20:45 Ky Gonxhja dukej si bababxhan, por paska qene me keq se Balluku. Leqe te gjithe jane ushtaret e Rames dhe nje zanat e nje turi kane. Rrofte Besa qe do te na shpetoje nga te keqijat qe i ka bere vete autori. Përgjigjjuni Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Anti-Mafia Vrasja në Ksamil, tregoi se shteti, qeveria, policia, drejtësia dhe krimi janë bashkë në punë të zeza 22 Gusht 2026, 13:0513:05Anti-Mafia Blendi Gonxhe legalizon shkatërrimin e Kalasë së Lëkurësit: resorti i Dajlan Avdiajt me leje arkeologjike false 21 Gusht 2026, 14:1414:14Anti-Mafia A është Ceren Ismet Shehu lidhja për pastrimin e parave të Selmanllarit dhe Bekim Bulicës? 20 Gusht 2026, 16:4016:40Anti-Mafia Foto-bomba/ Endri Haxhiu, krahu i djathtë i ministrit të Turizmit Blendi Gonxhe, në tavolinë me Bekim Bulicën e “Principotes” ku u vra turisti portugez 19 Gusht 2026, 11:4611:46Anti-Mafia “Principote” e bandës Bulica: turizmi që Edi Rama i ofron BE-së; vrasje, pengmarrje dhe trafik droge 18 Gusht 2026, 13:2213:22Anti-Mafia Shqipëria drejt rihapjes së basteve online: Mundësi, pikëpyetje dhe kritika për transparencën 17 Gusht 2026, 16:5116:51Anti-Mafia