Lajme Zone
Dokumenti/ Flauers Shoshi, drejtori i Ujësjellësit të Tiranës: tender për kontrollin mendor të zyrtarëve
PolitikëPamfleti

Dokumenti/ Flauers Shoshi, drejtori i Ujësjellësit të Tiranës: tender për kontrollin mendor të zyrtarëve

Por më 20 korrik 2026, ai ka shpallur procedurën e prokurimit publik, me objekt: "Ristrukturim dhe monitorim i vënies në zbatim të strukturës organizative të Shoqërisë Ujësjellës-Kanalizime Tiranë", me fond limit 11 milionë lekë me TVSH dhe datë zhvillimi më 3 gusht.

Flauers Shoshi / Më 20 korrik, drejtori i Ujësjellës-Kanalizimeve Tiranë shpalli tenderin për 'ristrukturim organizativ', por specifikimet zbulojnë se bëhet fjalë për kontroll neuropsikik e neurolinguistik të shefave dhe zyrtarëve, për të matur sjelljet, personalitetin dhe aftësitë mendore. 3 ekspertë psikometrie dhe 1 neurolinguist do të punojnë 5 muaj për të kontrolluar mendjen e tyre... Drejtori i Ujësjellës-Kanalizimeve të Tiranës, Flauers Shoshi, nuk po arrin të ndalojë e mbulojë korrupsionin, mungesën e furnizimit me ujë, qelbjen e disa zonave nga amortizimi dhe moskryerja e investimeve të plota, ngaqë nuk zbatohen projektet dhe vidhen fondet.

Por më 20 korrik 2026, ai ka shpallur procedurën e prokurimit publik, me objekt: "Ristrukturim dhe monitorim i vënies në zbatim të strukturës organizative të Shoqërisë Ujësjellës-Kanalizime Tiranë", me fond limit 11 milionë lekë me TVSH dhe datë zhvillimi më 3 gusht.

Nëse lexon vetëm emërtimin e kontratës, mendon se tenderi ka të bëjë me riorganizimin e strukturës së drejtimit dhe të burimeve njerëzore, me qëllim që në Ujësjellësin e Tiranës të ketë eficencë drejtim punësh dhe që Tirana të furnizohet me ujë të pijshëm "non stop".

Por kur lexon objektin e plotë të tenderit dhe dy specifikimet e tij, konstaton se shërbimi ka si objekt kontrollin neuropsikik dhe neurolinguistik të shefave dhe zyrtarëve të këtij ujësjellës-kanalizimesh, dhe do të kryhet gjatë 5 muajve shtator 2026 - janar 2027. Këto matje, të cilat në termat profesionalë quhen "Matje psikometrike", bëhen për të kontrolluar rëndesat psikologjike, shëndetin mendor dhe efektin vulgar që shkaktojnë në gjuhën e komunikimit me kolegët dhe qytetarët gjatë kohës së punës në zyra e në terren.

Sipas specifikimeve të tenderit, këtë kontroll psikomendor do ta kryejnë 3 ekspertë të psikometrisë, për të matur ngarkesën psikologjike të shefave dhe zyrtarëve të Ujësjellësit të Tiranës, për të matur sjelljet, qëndrimin, personalitetin dhe aftësitë mendore të tyre për të kryer detyrën.

Ndërsa 1 ekspert do të jetë i fushës neurolinguistike, që do të verifikojë etikën dhe nivelin e komunikimit të zyrtarëve, duke krahasuar matjet neuropsikike dhe të shëndetit mendor në përballimin e ngarkesave.

Nuk dihet nëse këto kontrolle të gjendjes mendore të zyrtarëve të Ujësjellës-Kanalizimeve të Tiranës do të kryhen se mund të ketë shenja për shkak të vapës apo panikut nga SPAK-u.

Por dihet që shefat dhe zyrtarët e kësaj kompanie shtetërore manifestojnë fjalor harbutëror ndaj qytetarëve që kërkojnë sqarime për vjedhjet me faturat fiktive dhe mungesën e ujit.

Por komunikim rrugaçëror ata përdorin dhe ndaj njëri-tjetrit kur kacafyten për poste, tenderë dhe ryshfete që u marrin bizneseve të mëdha e të mesme, të cilëve u faturojnë ujë me vlerë konsumi sa një familje.

Megjithëse ka konstatime për "shkarrje mendore", çudia qëndron në faktin se si i ka punuar mendja drejtorit Flauers Shoshi për të bërë këtë lloj tenderi specifik.

Apo, për të sajuar tenderë e kanë mendjen në rregull, ndërsa kur i kërkon dhe i arreston SPAK-u, bëjnë si të çmendur?/Pamfletiflauers shoshi tender për kontrollin mendor të zyrtarëve 4 Komente A Agimi 27 Korrik 2026, 12:59 Keta Jane hajdut te paimagjinushe, as Martin Skorceze nuk mund te bej dot nje filem Përgjigjjuni P Pensionisti. 27 Korrik 2026, 13:14 Shkova te paguaja ujin dhe te merja libreze te re,por nuk kishte.

Nuk kemi ne asnje pike mos u M.. Me thane shko blije ne ndonje kancelari.

Sa turp.nuk kane menduar per kete tender.

E bleva 100 lek dhe neser do shkoj te bej regjitrimin e pageses ne librezen e re. Përgjigjjuni R Rinia 27 Korrik 2026, 15:34 Shum e vertet. Keshtu me thane edhe mua para disa ditesh. Nuk kemi libreze dhe nuk e gjeni ne asnje pike. TURP!!!! Përgjigjjuni T Toni 27 Korrik 2026, 19:46 Ky qenka kampioni I personave me probleme te renda mendore... duket nga surrati. Ushtria e antikapateve te kryeantikapatit...Si ka mundesi o Shqiptare dhe zgjodhet nje psikopat si Edi Rama tju udheheqe... nuk dua te zgjatem se pergjigjja dihet ... por zgjohuni o Shqiotare thirrini trurit dhe hiqeni injorancen heren tjeter kur te votoni. Përgjigjjuni Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Dosja e zezë As kafshët nuk bien dy herë në të njëjtën gropë, Andis Salla 4 herë: mashtron sërish fermerët për IPARD III 27 Korrik 2026, 11:3311:33Dosja e zezë Shpëtimi i Shqipërisë nis te oligarkët, ata po i marrin frymën shtetit! 25 Korrik 2026, 18:1918:19Dosja e zezë ‘Tano Karidi’ i Mjekësisë luftë me letra anonime, Xheladin Draçini nis "gjuetinë e shtrigave" ndaj Prof. Edit Xhajankës 25 Korrik 2026, 16:1616:16Dosja e zezë Padia që godet themelet e karrierës së Ols Dados: A u emërua prokurori i SPAK jashtë ligjit? 24 Korrik 2026, 12:2212:22Dosja e zezë Nuk kanë fund haraçet që po paguan Edi Rama për Erdoganin: Sulltani sjell bankën shtetërore turke në Tiranë 23 Korrik 2026, 09:0809:08Dosja e zezë SPAK zbarkon në AZHT dhe KKT, dosja "Aruba" çon hetuesit te lejet e kullave dhe investimet strategjike 22 Korrik 2026, 15:5715:57Dosja e zezë