Një 70-vjeçar është arrestuar në flagrancë në Përmet, pasi dyshohet se i vuri zjarrin tokës që kishte në përdorim për ta pastruar, por flakët dolën jashtë kontrollit dhe përfshinë një sipërfaqe pyjore. I moshuari me inicialet V. Xh. wshtw banues në fshatin Leus. Ai u kap pranë vatrës së zjarrit në vendin e quajtur “Arra e Gjatë”, ku dyshohet se kishte ndezur zjarr me qëllim pastrimin e tokës. LEXO edhe...Zyrtarisht në vjeshtë, por vendi s'gjen qetësi nga zjarret! 2 vatra aktive në Kukës, problematike ajo në fshatin Kollovoz (VIDEO) Si pasojë e përhapjes së flakëve u dogj një sipërfaqe pyjore e konsiderueshme. Policia e Gjirokastrës u bën thirrje qytetarëve të shmangin djegien e mbetjeve apo pastrimin e tokave me zjarr, pasi flakët mund të përhapen në mënyrë të pakontrolluar dhe të shkaktojnë pasoja të rënda për jetën, pronën dhe mjedisin. U.D/E.H/ReportTv.al permet zjarrvenie zjarret 2026 Komento Komente Sondazhi i ditës: Përveç autorit, ligji duhet të ndëshkojë edhe kë ka bërë publike videot intime private? Po 71.3% Jo 22% Nuk e di 6.7% Vota total: 2981 Sondazhi i ditës: Përveç autorit, ligji duhet të ndëshkojë edhe kë ka bërë publike videot intime private?
