Lajme Zone
“Dogjët 41% të mandatit të Komisionit”/ Mazniku i përgjigjet opozitës: Nëse bashkohemi, bëhemi më të fortë. Të punojmë për kompetencat dhe financat
PolitikëTop Channel

“Dogjët 41% të mandatit të Komisionit”/ Mazniku i përgjigjet opozitës: Nëse bashkohemi, bëhemi më të fortë. Të punojmë për kompetencat dhe financat

Arbjan Mazniku, një nga hartuesit e ligjit të Reformës Territoriale dhe bashkëkryetari i Komisionit të ngritur në lidhje me këtë nismë ligjore, po flet në Parlament, duke dhënë sqarime dhe u përgjigjur pyetjeve të deputetëve.

Arbjan Mazniku, një nga hartuesit e ligjit të Reformës Territoriale dhe bashkëkryetari i Komisionit të ngritur në lidhje me këtë nismë ligjore, po flet në Parlament, duke dhënë sqarime dhe u përgjigjur pyetjeve të deputetëve. “Kur bashkohemi, bëhemi më të fortë. U thatë njerëzve që bashkitë tuaja do të zhduken, do të shkrihen. Njerëzit nuk jetojnë në hartë, jetojnë në shtëpinë e tyre, ku duan që t’u shkojë rruga, uji. Njerëzit jetojnë në lagjen e tyre, që duan t’u pastrohet dhe t’u ndriçohet. Njerëzit jetojnë në fshatin e tyre, ku duan kanale kulluese e rrugë për arat. Jetojnë në qytete, ku duan që të ketë çerdhe, kopshte dhe transport publik.

A ishte reforma e vitit 2014 një sukses? Në të gjitha dëgjesat, nga të gjitha diskutimet, po, reforma e vitit 2014 ishte sukses. Asnjë person i PD-së, asnjë person nuk tha: duam mbrapsht komunat. Ajo situatë, as propozimi i 100 bashkive, nuk tregon që ajo që kishim ishte mirë.

Ajo që erdhi tregoi qartë se bashkitë u forcuan, të ardhurat u rritën, borxhet u ulën, fuqia investuese e bashkive u rrit. Por kjo është e pamjaftueshme për aspiratën që PS ka për mënyrën se si u shërbehet qytetarëve në territor. Kjo është përgjigjja për arsyen përse ne na duhet të ecim përpara.

Nuk erdhën të bënim mbledhjen e parë për 112 ditë. U dogj 41% e kohës dhe mandatit që komisioni kishte. Në vijimësi ia dolëm me sukses të shkonim në 23 qarqe, të thërrisnim të gjithë kryetarët e bashkive.

Patëm grup ekspertësh të përbashkët që duhej të sillnin elementet teknike. Më 15 korrik nuk u ra dakord që të prezantoheshin gjetjet. Në këtë moment u gjendëm në një situatë ku rrugët ndaheshin: ose reforma ngecte, ose puna, dëgjesat dhe hallet që njerëzit kanë çdo ditë. Të fillojmë punën së bashku për kompetencat, financat dhe analizimin”, u shpreh Mazniku. Top Channel