Lajme Zone
Dobësimi i euros/ Monedha evropiane i afrohet kufirit të 92 lekëve, e nis gushtin në rënie
EkonomiShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Dobësimi i euros/ Monedha evropiane i afrohet kufirit të 92 lekëve, e nis gushtin në rënie

Rënia e euros është thelluar edhe më shumë me afrimin e pikut të sezonit veror, për shkak të fluksit të lartë të valutës që hyn në vend.

Monedha evropiane e ka nisur gushtin me një tjetër rekord negativ në rënie. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë një euro sot u këmbye me mesatarisht 93.3 lekë. Rënia e euros është thelluar edhe më shumë me afrimin e pikut të sezonit veror, për shkak të fluksit të lartë të valutës që hyn në vend. Këtë të hënë një euro po u blihet qytetarëve nga pikat e këmbimit me 93 lekë dhe po u shitet me 93.6 lekë. Këto janë vlerat më të ulta të regjistruara ndonjëherë dhe në krahasim me gushtin e vitit të kaluar ka rënë me 4.2%. LEXO EDHE:Bie besimi në ekonomi në muajin korrik! Banka e Shqipërisë: Nuk ka porosi për apartamente, turizmi më pak rezervime Për të stabilizuar kursin, dhe për të frenuar një zhvlerësim edhe më të fortë, Banka e Shqipërisë po ndërhyn në treg me blerje valute, duke bërë që rezerva valutore të arrijë shifrën rekord prej 7.8 miliardë euro në fund të qershorit. SI.E./G.M./Shqiptarja.com TAG: banka e Shqiperise euro Komente Komento Sondazhi i ditës:

31 Korrik, 15:00

Reforma territoriale, cili opsion ju pëlqen më shumë? 46 bashki (PS) 56.4% 100 bashki (PD) 16.2% 61 bashki (si sot) 27.5% Vota total: 4244 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 31 Korrik, 15:00 Reforma territoriale, cili opsion ju pëlqen më shumë?