Lajme Zone
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 8 burime — Krahaso mbulimin →

Të shtëna nga jahti në Palasë/ 4 të shoqëruar, mes tyre djali i pronarit të Brunes dhe biznesmeni i dënuar për drogë! S’gjendet arma, lirohen pas marrjes në pyetje (EMRAT + VIDEO)


Një ditë pas raportimit për të shtena nga jahti në Palasë, ngjarja vijon të mbetet e mbuluar me mister. Pas një ndjekje dy orësh në det, policia nuk gjeti armë kur kontrolloi mjetin lundrues. Bruno Çela, djali i pronarit të kompanisë “Brunes”, Pashk Gjini, biznesmen ndërtimi i dënuar më herët për drogë dhe dy të tjerët janë liruar.

Pas 2 orësh ndjekje në det, jahti luksoz u ndalua pranë Himarës. Ky është momenti kur 4 personat që ndodheshin në bord shoqërohen nga policia. Burime pranë grupit hetimor thanë se personat që ndodheshin në bord tentuan të largoheshin me gomone dhe më pas fikën dritat e jahtit. Në njoftimin zyrtar, policia nuk përmend as tentativën për t'u larguar dhe as fikjen e dritave. Në bord ndodheshin Bruno Çela, djali i biznesmenit Geront Çela, i cili drejton disa kompani, mes tyre edhe “Brunes”. Njëherësh, 31-vjeçari është anëtar i Këshillit Bashkiak të Tiranës nën siglën e PSD së Tom Doshit. LEXO EDHE:Zjarr në Kostar të Finiqit, flakët futen në fshat dhe rrezikojnë banesat! Ndërhyjnë tre helikopterë! Report Tv sjell PAMJE ME DRON Në jaht ndodhej dhe biznesmeni i ndërtimit Pashk Gjini bashke me Afrim Kastratin e Leonard Hasën. Pashk Gjini nuk është një emër i panjohur për drejtësinë. Ai u lirua nga burgu në fund të vitit 2022, pasi vuajti në Shqipëri dënimin e njohur nga autoritetet spanjolle për trafik ndërkombëtar droge. Paralelisht, ndaj tij SPAK vijon hetim pasuror. 60-vjecari eshte pronar i kompanisë së ndërtimit “Alesio 2014”, e cila ndër vite ka fituar dhe tendera publikë. Të katërt u vunë në ndjekje policore pas sinjalizimit që mbërriti rreth orës 21:00 të së dielës nga pushuesit e Palasës që raportuan për të shtëna që vinin nga jahti. Burime pranë grupit hetimor thonë se 4 personat janë marrë në pyetje dhe më pas janë lënë të lirë. Ata kanë deklaruar se nuk kanë qëlluar me armë. Hetuesit u kanë marrë mostra nga duart për ekspertizën e mbetjeve të barutit, analizat e së cilës pritet të tregojnë nëse ndonjëri prej tyre ka përdorur armë. Zyrtarisht, policia deklaroi se gjatë kontrollit në jaht nuk u gjetën armë zjarri apo sende të tjera të paligjshme. Tashme çështjen po e ndjek prokuroria e Vlorës. Share Rendit zhvillimet sipas orarit: Të Fundit Të Parat Ora 10:11 Të shtënat nga jahti në Palasë/ Bruno Çela, djali i pronarit të 'Brunesit' mes 4 të ndaluarve! Dhëndri i Tom Doshit aksioner në disa kompani, përfshirë për mjetet lundruese Bruno Çela është një prej 4 të ndaluarve në jahtin në Palasë prej të cilit u dëgjuan të shtëna. 31-vjeçari bashkë me 3 të tjerë tentuan t’i shpëtonin policisë që i ndoqi për dy orë në det, por më pas përfunduan në duart e efektivëve.Çela është djali i Geront Çelës, pronarit të ‘Brunes’, biznes për pllakat e pajisjet hidrosanitare.Gjithashtu ai rezulton aksioner në një kompani mjetesh lundrimi, ‘MennYacht Albania’, ‘AKBC Invest’ dhe BB Orikum Invest, biznese për ndërtim e menaxhim strukturash turistike si dhe te ‘Vlora Marina.’Në maj 2023, Bruno Çela kurorëzoi dashurinë me vajzën e Tom Doshit, Briana, në një ceremoni madhështore në Tiranë.Gjithashtu Bruno Çela është futur në Këshillin Bashkiak të Tiranës bashkë me dy anëtarë të tjerë të PSD-së së Tom Doshit, ku ishte listuar i pari.Nga të ndaluarit e tjerë emër i njohur është edhe ai i Pashk Gjinit, person me precedent penal në fushën e narkotikëve që sot rezulton biznesmen, si dhe Afrim Kastrati e Leonard Hasa.Ekstrakti i QKB për BrunesEkstrakti i QKB për MennYacht Albania P.J/Shqiptarja.com Share Ora 09:20 Të shtënat nga jahti në Palasë, nuk gjendet arma! Pamje nga kontrolli i policisë brenda mjetit lundrues (VIDEO) Policia nuk ka konstatuar asnjë send apo mjet të kundraligjshëm gjatë kontrolleve në bordin e jahtit të kapur në Palasë dhe 4 të ndaluarve. Sipas njoftimit zyrtar, operacioni nisi pas njoftimit se ishte qëlluar me armë zjarri në ajër. Policia u vu në ndjekje të jahtit me forca nga deti e toka, ndërsa mjeti lundrues po lëvizte drejt Himarës. Ndërkohë vijon hetimi për të përcaktuar nëse të shtënat janë bërë nga ndonjëri prej të ndaluarve.Njoftimi i policisë:Në vijim të informacionit të dhënë mbrëmjen e djeshme, ku rreth orës 21:00 është marrë njoftim se, në det, përballë Palasës, dyshohej se ishte qëlluar me armë zjarri në ajër nga një mjet lundrues, ju informojmë se:Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë Kufitare, Njësia Policore Detare, Delta Forcë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë/Stacionit të Policisë Dhërmi, si dhe grupet e Forcës Kombëtare të Sigurisë (FKS), u vunë në ndjekje të mjetit lundrues nga deti dhe toka, pasi jahti po lëvizte në drejtim të Himarës.Si rezultat i veprimeve të shpejta policore, u bë e mundur ndalimi i jahtit në det, përballë Himarës, si dhe shoqërimi i tij së bashku me personat që ndodheshin në bord, konkretisht shtetasit B. C., 31 vjeç, L. H., 31 vjeç, A. K., 49 vjeç dhe P. Gj., 60 vjeç.Në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera nga Komisariati i Policisë Himarë, nën drejtimin e Prokurorisë, shërbimet e Policisë ushtruan kontroll në ambientet e jahtit dhe ndaj personave që ndodheshin në bord, ku nuk u konstatua asnjë send apo mjet i kundërligjshëm.Nga grupi hetimor vijuan veprimet e mëtejshme procedurale, duke marrë deklarime në cilësinë e personave që kanë dijeni për rrethanat e ngjarjes, si dhe duke kryer ekspertimet për përcaktimin e faktorëve plotësues të qitjes.Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, verifikimin e informacionit të marrë dhe dokumentimin ligjor të këtij rasti.Materialet procedurale do t’i referohen Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme. P.J/Shqiptarja.com Share P.J/E.H/Shqiptarja.com TAG: pashk gjini brunes afrim kastrati Leonard Hasa bruno cela jahte Palase Vlore fnsh policia kufitare arme zjarri Delta Force Komente Komento Lala: 03/08/2026 14:48 Qenka dhe biznesmeni I denuar me pare ber droge.cfar kombinimi perfect Përgjigju tiku: 03/08/2026 14:21 Nuk gjenden armë....ahaaaa në fakt detin e kishin larg për të hedhur armën....këta janë kontigjente krimi prandaj mirë bëtë që i lëshoni. Përgjigju Afrimi: 03/08/2026 12:42 Nese une nuk i ndaloj policit te rrugores vete brenda, keta 2 ore ndjekje pasi nuk kishin bere asgje, me siguri, lihen te lire pas 2 oresh...ky eshte ligji i barabarte per te gjithe. Përgjigju Zhist Patronazhisti: 03/08/2026 10:25 Po keta qenkan tanet mo. Ne thame se mos ishte rebelim kunder lekut te piset. Përgjigju Lezhjani: 03/08/2026 09:43 Normal qe nuk u gjet gja, i kanë hedhur ne detë. Përgjigju Tan: 03/08/2026 10:08 Nuk ka problem edhe pse nuk gjendet arma. Mjafton ekzaminimi per faktor plotesues te 4 personave. roi: 03/08/2026 09:35 Në fakt nuk kanë pasur ku ta fshihnin armën sepse detin e kanë pasur larg...

Po ai personi që qëlloi përse u fut në det natën apo për not....

Sot krimi është sofistikuar shumë... Përgjigju Sondazhi i ditës:

31 Korrik, 15:00

Reforma territoriale, cili opsion ju pëlqen më shumë? 46 bashki (PS) 56.2% 100 bashki (PD) 16.3% 61 bashki (si sot) 27.5% Vota total: 4396 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 31 Korrik, 15:00 Reforma territoriale, cili opsion ju pëlqen më shumë?