Një video e Kylie dhe Kendall Jenner duke u puthur në buzë ka shkaktuar debat në rrjetet sociale, me përdoruesit që janë ndarë mes atyre që e konsiderojnë një gjest të pafajshëm mes motrash dhe të tjerëve që e cilësojnë të papërshtatshëm.
Pamjet tregojnë dy motrat duke pozuar së bashku në një festë, kur Kendall i kërkon Kylie-t ta puthë. Kjo e fundit i afrohet dhe i jep një puthje të shkurtër në buzë, ndërsa të dyja shpërthejnë në të qeshura.
Videoja u publikua nga motra e tyre Khloé Kardashian më 4 nëntor, në kuadër të urimeve për ditëlindjen e 31-të të Kendall. Megjithatë, pamjet duket se janë realizuar gjatë festës së 30-vjetorit të modeles, në vitin 2025, dhe janë rikthyer në vëmendje pikërisht këtë javë.
Reagimet nuk kanë qenë aspak të njëjta. Disa përdorues e kanë kritikuar gjestin, duke ngritur pikëpyetje për natyrën e kësaj puthjeje. Një koment që mori vëmendje ishte: “Pra, do të bëjmë sikur kjo nuk është incest?”.
Por të tjerë dolën në mbrojtje të motrave, duke kundërshtuar interpretimet që e shihnin momentin në një kontekst seksual.
“Nuk është gjithçka seksuale. Njerëzit i puthin motrat e tyre gjatë gjithë kohës”, shkroi një përdorues.
Kështu, një moment i shkurtër mes motrave Jenner është kthyer në një tjetër debat viral, ku përdoruesit duket se nuk bien aspak dakord për kufijtë e shfaqjes publike të afeksionit mes familjarëve. View this post on Instagram A post shared by Khloé Kardashian (@khloekardashian)

