Lajme Zone
“Do na vrasin fëmijët”, prindërit ngrenë alarmin për autobusët e shkollës private në Berat
Të tjeraJOQ Albania

“Do na vrasin fëmijët”, prindërit ngrenë alarmin për autobusët e shkollës private në Berat

Një qytetar i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar gjendjen e autobusëve që transportojnë nxënësit e shkollës private “Irfan Ngjeqari” në Berat, duke ngritur shqetësime serioze për sigurinë e fëmijëve gjatë udhëtimit.

Sipas denoncimit, autobusët janë të amortizuar dhe jashtë standardeve, ndërsa gjatë rrugës pësojnë defekte që, sipas qytetarit, mund të rrezikojnë jetën e nxënësve. Ai pretendon se në disa raste autobusëve u dalin edhe gomat nga vendi, duke i lënë në vështirësi gjatë udhëtimit.

“Do na vrasin fëmijët”, shprehet i shqetësuar qytetari, i cili kërkon që kjo situatë të bëhet publike dhe të merren masa përpara se të ndodhë ndonjë ngjarje e rëndë.

Transporti i nxënësve kërkon mjete të sigurta dhe në gjendje të përshtatshme teknike, pasi bëhet fjalë për jetën e fëmijëve që çdo ditë u besohen këtyre autobusëve për të shkuar në shkollë dhe për t'u kthyer në shtëpi.