Lajme Zone
“Do ju vras të gjithëve”. vëllai i viktimës tregon tmerrin: Ngjarja ishte e paralajmëruar
Të tjeraJOQ Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 8 burime — Krahaso mbulimin →

“Do ju vras të gjithëve”. vëllai i viktimës tregon tmerrin: Ngjarja ishte e paralajmëruar

Vëllai i 58-vjeçarit Kosta Plaka, i cili humbi jetën pasi u qëllua me armë gjahu nga ish-dhëndri i familjes, Refit Buzi, ka rrëfyer momentet dramatike të ngjarjes së rëndë të ndodhur në fshatin Vidhisht të Roskovecit. Sipas tij, autori kishte kohë që kërcënonte familjen, duke paralajmëruar se do të kryente një masakër nëse ish-e fejuara nuk rikthehej tek ai.

Ai tregoi se pas ekzekutimit të ish-vjehrrit, plagosjes së rëndë të ish-vjehrrës dhe rrëmbimit të ish-të fejuarës, askush nga familjarët nuk mundi të ndërhynte, pasi 35-vjeçari ishte i armatosur dhe kërcënonte se do të qëllonte këdo që do t'i afrohej. Sipas tij, autori kishte qenë disa herë në konflikt me ligjin për shkak të kërcënimeve të vazhdueshme ndaj vajzës dhe familjes së saj, ndërsa në momentin e krimit ndodhej në masën e sigurisë "arrest në shtëpi".

"Dëgjuam vetëm të shtëna dhe britma nga brenda. Nuk mund të hynim, sepse ai ishte me armë dhe na kërcënonte: 'Ejani se do t'ju vras të gjithëve'. Policinë e lajmëruam menjëherë, por erdhi pas rreth një ore. Ai doli nga dritarja në pjesën e pasme të shtëpisë, ku kishte lënë makinën, mori vajzën me vete dhe u largua.

Ata kishin vite të fejuar, por marrëdhënia kishte probleme. Ai ishte denoncuar disa herë dhe ishte arrestuar. Madje, disa muaj më parë kishte shkuar në Tiranë me një armë lodër dhe ishte ndaluar nga policia. Edhe pse ishte në arrest shtëpie, vazhdonte ta kërcënonte vajzën, duke i thënë: 'Do të kthehesh tek unë. Pa mua nuk do ta bësh dot jetën. Do t'ju vras të gjithëve'. E shantazhonte vazhdimisht. Kjo ishte një vrasje e planifikuar", u shpreh vëllai i viktimës.