Lajme Zone
PolitikëReport TV

'Do jemi përditë këtu me studentë', Kuçana i drejtohet Ballës mes protestuesve të maskuar! Përgjigjja ironike e socialistit (VIDEO)


Taulant Balla ka publikuar një video të demokrates Ilirjana Kuçana mes një grupi protestuesisht të maskuar, duke e shoqëruar me një koment ironik ndaj opozitës dhe Sali Berishës.

Taulant Balla ka publikuar një video ku demokratja Ilirjana Kuçana shfaqet mes një grupi protestuesish në moshë fare të re me fytyra të mbuluara gjatë protestave në Tiranë. Pamjet janë shpërndarë në një kohë kur mazhoranca akuzon Partinë Demokratike se po përdor të miturit si “mish për top” në protestat e shoqëruara me përplasje me policinë dhe dëmtime të pronës publike. “Taulant, do jemi përditë këtu me studentët, shikoji sa të mirë janë”, dëgjohet të thotë Kuçana në video. LEXO edhe...Shefi i Rendit në Elbasan u shpërndan ujë protestuesve të maskuar, Balla: E kanë hak rritjen e pagës (VIDEO) Balla e ka shoqëruar videon me një koment ironik ndaj përfaqësuesve të Partisë Demokratike dhe kreut të saj, Sali Berisha. “Sipas porosisë së Saliut, deputetët dhe kandidatët e Partisë Demokratike të gjithë në protestë. Bëj tag Taulantin të marrësh like nga Saliu”, shkruan ai. Dy ditë më parë, Kuçana u vu zyrtarisht nën hetim për veprën penale të përfshirjes së të miturve në veprimtari që dëmtojnë zhvillimin e tyre mendor ose fizik, e parashikuar nga neni 124/b i Kodit Penal. Për këtë vepër parashikohet dënimi nga 2 deri në 5 vjet burgim. U.D/E.H/ReportTv.al PD taulant balla sali berisha ilirjana kucana Komento Komente Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend? Po 18.8% Jo 77.7% Disi 3.4% Vota total: 7134 Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend?