Lajme Zone
"Do i japim fund regjimit"/ Nis protesta e studentëve, 'blindohet' Ministria e Arsimit
PolitikëPamfleti
Ky artikull është pjesë e një historie me 7 burime — Krahaso mbulimin →

"Do i japim fund regjimit"/ Nis protesta e studentëve, 'blindohet' Ministria e Arsimit

Në afërsi të godinës së ministrisë janë vendosur forca policie, ndërsa në zonë është pozicionuar edhe një autobot me ujë, në kuadër të masave të sigurisë për tubimin.

Forca të shumta policie para Ministrisë së Arsimit Në afërsi të godinës së ministrisë janë vendosur forca policie, ndërsa në zonë është pozicionuar edhe një autobot me ujë, në kuadër të masave të sigurisë për tubimin. Ka nisur këtë të martë protesta kombëtare e studentëve para Ministrisë së Arsimit në Tiranë. Tubimi ka filluar në orën 14:00, ndërsa pjesëmarrësit janë mbledhur për të shprehur pakënaqësitë e tyre dhe për të kërkuar zgjidhjen e problematikave me të cilat përballen.

Në afërsi të godinës së ministrisë janë vendosur forca policie, ndërsa në zonë është pozicionuar edhe një autobot me ujë, në kuadër të masave të sigurisë për tubimin.

Gjatë protestës përpara Ministrisë së Arsimit nuk kanë munguar as thirrjet e studentëve kundër qeverisë. “Duam kushte, duam dije, jo përralla qeverie” dhe “Rama, jep dorëheqjen”, "Revolucion", "Pa rini nuk ka Shqipëri", "I duam tarifat sa Erion Braçe", "Pa rini nuk ka Shqipëri" janë disa nga sloganet që dëgjohen nga të rinjtë, të cilët kërkojnë përmirësimin e kushteve në arsim dhe zgjidhjen e problematikave me të cilat përballen.

Protesta është thirrur për të kundërshtuar një sërë problematikash me të cilat përballen studentët dhe të rinjtë, të cilat, sipas organizatorëve, vazhdojnë të mbeten pa zgjidhje dhe pa një përgjigje konkrete nga institucionet përgjegjëse.

Një nga protestuesit, në protestën para Ministrisë së Arsimit, tha se Shqipëria është ende në një sistem komunist dhe se kjo duhet të marrë fund.

Studenti theksoi se nuk ia kanë besën më as kryeministrit, pasi kjo gjë është dëshmuar më 2018. Ai tha se studentët janë në protestë, për t’i thënë kryeministrit Rama që të largohet nga pushteti.

Ai tha se janë në protestë për të ardhme më të mirë.

"Kemi ardhur që t’u japim fund sistemit komunist. Nuk ia kemi besën fare Ramës për negociata. Jemi këtu për t’ju thënë kryeministrit Rama largohu, se ne nuk të besojmë më.

Ne do vazhdojmë me këto protesta, sepse nuk kemi ardhur këtu për një ditë, por për të ardhmen tonë. Një pjesë e mirë e pedagogëve na kanë mbështetur", tha protestuesi.

Përmes njoftimeve publike, organizatorët u kanë bërë thirrje studentëve nga qytete të ndryshme të vendit, por edhe qytetarëve të tjerë, që t'i bashkohen protestës për të shprehur pakënaqësitë dhe kërkesat e tyre.

Në pankartën e publikuar përpara tubimit, të rinjtë kanë përcjellë edhe mesazhin që synojnë të sjellin në vëmendje gjatë protestës.

“Protestojmë për çdo gjë që nuk funksionon dhe për çdo gjë që duam të jetë ndryshe”, thuhet në thirrjen e organizatorëve. Studentët thërrasin protestë kombëtare para Ministrisë së Arsimit, tubimi nis në orën 14:00

13 Tetor, 12:57 protesta e studenteve Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Aktualitet Ekzekutoi Ardian Nikulajn tre vite më parë, nis seanca në Apel për portugezin Ruben Saraiva 13 Tetor 2026, 13:4013:40Aktualitet Gjykata i shuan dënimin Sokol Hoxhës, autorit të vrasjes së dy vëllezërve në Patos, familjarët: Na vranë për herë të dytë 13 Tetor 2026, 12:5712:57Aktualitet Studentët thërrasin protestë kombëtare para Ministrisë së Arsimit, tubimi nis në orën 14:00 13 Tetor 2026, 12:5312:53Aktualitet Prokurori Ols Dado thyen rregulloren e GJKKO, i bie celulari në mes të seancës për Veliajn 13 Tetor 2026, 12:1312:13Aktualitet Seanca për Veliajn në GJKKO, zbardhet kërkesa e Altin Dumanit 13 Tetor 2026, 11:5211:52Aktualitet Dështon sërish seanca gjyqësore ndaj Veliajt, GJKKO gjobit avokatët me nga 100 mijë lekë 13 Tetor 2026, 11:1111:11Aktualitet