Lajme Zone
“Do hapim konsullatën shqiptare në Detroit”, Rama me shqiptarët: Vendim i duhur dhe i merituar
PolitikëABC News Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 6 burime — Krahaso mbulimin →

“Do hapim konsullatën shqiptare në Detroit”, Rama me shqiptarët: Vendim i duhur dhe i merituar

DETROIT- Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se Shqipëria do të hapë së shpejti një konsullatë në Detroit, duke e cilësuar këtë si një vendim të duhur dhe të merituar për komunitetin shqiptar në SHBA.

DETROIT- Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se Shqipëria do të hapë së shpejti një konsullatë në Detroit, duke e cilësuar këtë si një vendim të duhur dhe të merituar për komunitetin shqiptar në SHBA.

Gjatë një takimi me shqiptarët, Rama tha se kërkesa për hapjen e konsullatës është përsëritur vazhdimisht nga komuniteti shqiptar në Detroit.

“Kam dëgjuar në mënyrë të përsëritur nga ky komunitet dhe Ministria e Punëve të Jashtme së shpejti do të hapë konsullatën shqiptare në Detroit. Besoj që është vendimi i duhur dhe i merituar”, u shpreh Rama. Your browser does not support the video tag. Your browser does not support the video tag. Kryeministri vlerësoi gjithashtu rolin e komunitetit shqiptar në qytetin amerikan, duke theksuar nevojën që Shqipëria të jetë më pranë tyre për çështjet konsullore.

“Ju arritët ta bënit këtë qytet të madh amerikan, në një fshat të madh shqiptar. Shqipëria duhet të jetë pranë jush sa herë ju të keni nevojë, Shqipëria duhet ta ketë një derë këtu sa herë trokisni për çështje konsullore”, tha Rama./abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *Fokus*KryesoreAktualitet