Lajme Zone
PolitikëBalkanWeb

“Do e shkundim Kryeministrinë”/ 93 ditë revoltë, aktivisti nga diaspora: Valë e fuqishme protestash në shtator


Arbër Lleshi, aktivist e bashkëautor i protestave së diasporës në  një intervistë në News 24 foli për protestat që vazhdojnë në Tiranë, por edhe në diasporë.

Arbër Lleshi, aktivist e bashkëautor i protestave së diasporës në një intervistë në News 24 foli për protestat që vazhdojnë në Tiranë, por edhe në diasporë. Lleshi u shpreh se disa grupe nga diaspora do të “zbarkojnë” në Tiranë dhe se do të zhvillojnë protesta të fuqishme. Ai deklaroi se në shtator do të “shkundet kryeministri dhe institucionet e vendit”. “Po bëjmë çdo gjë, që të sjellim një frymë sa më përbashkuese, që të protestohet në mënyra të ndryshme, që njerëzit të shprehin pakënaqësinë e tyre politike, të jenë të gatshëm që të bashkëpunojnë me njëri-tjetrin, pavarësisht nëse jemi të majtë apo të djathtë, të jemi bashkë kundër asaj që po na shtyp të gjithëve. Situata kërkon punë e mirëkuptim. Pas dy javësh, disa grupe aktivistësh nga diaspora kanë planifikuar që të vijnë në Tiranë. Ata kanë vendosur që të protestojnë fuqishëm, që të ushtrojnë formë presioni më të fortë ndaj institucioneve. Vala e fuqishme e protestave në shtator do të shkundë Kryeministrinë, Parlamentin, Presidencën”, tha aktivisti Lleshi. Më tej, deklaroi se sheshet e botës janë mbushur me flamingo e me shqiponja dhe se fryma e revoltës ndihet kudo në Europë, e jo vetëm.

“Tani që po mbaron gushti, qytetarët kanë dalë në protesta në sheshet e botës. Janë mbushur sheshet e botës me flamingo. Entuziazmi i shqiptarëve në diasporë është njësoj si në Tiranë. Po mendojmë sesi ta çojmë protestën dhe më tej. Indinjatën po përpiqemi që ta kthejmë në forma më institucionale. Ky është një proces i gjatë, kju shqiptarët po kuptojnë se nuk mund ta lënë qeverinë të bëjë çfarë të dojë. Ne i qëndrojmë tek koka veprimtarisë së qeverisë dhe kur diçka nuk shkon reagojmë e nuk trembemi, si dikur. Do të ndërmarrim aksione konkrete”, u shpreh Lleshi.

Aktivisti Arbër Lleshi gjithashtu theksoi se shqiptarët kanë ikur nga atdheu, për shkak të situatës tepër të vështirë ekonomike.

“Shqiptarët kanë ikur nga vendi i tyre, sepse kanë pakënaqësi për jetesën në Shqipëri, që është bërë tepër e vështirë. Pamundësia ekonomike për të jetuar pranë familjeve, të rinjtë i ka shtyrë që ta kërkojnë jetën dinjitoze tjetërkund. Shqiptarët duan një atdhe, që së paku fëmijët e tyre të mund të jetojnë. Vendi nga jam në origjinë, aty jetohet praktikisht si në mesjetë dhe nuk jeton më askush më ato vende, ka pleq që qajnë nga sikleti. Është dramë e pashkruar”, tha ai.

Sipas tij, menësia e reagimit që solli protesta do të vijojë.

“Mendësia e reagimit që solli protesta do të vijojë. Më ka emocionuar që në fillim protesta, kur e pashë në ekranin e News 24. Të duket e çuditshme sesi shqiptarët arritën të reagojnë, sepse kemi qenë të shpërfillur nga politika. Menjëherë ndërpreva dhe punën e erdha në Tiranë. Mendova njëherë një javë se do qëndroja, më pas qëndrova gjatë e më pushuan nga puna. Në shtator apo në tetor do nis punë tjetër, e kam bërë një sakrificë të vogël. Ka represion ndaj aktivistëve, sepse pushteti nuk duron dot të ngrihen qytetarët. Janë bërë dhe arrestime, duke pasur edhe dhunë policore ndaj nesh”, përmbylli aktivisti. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: aktivisti debatet diaspora Flamingo pewrplasja rama