Lajme Zone
PolitikëBalkanWeb

“Do depozitojmë akuzë penale kundër Ramës”/ Arkitektja Koja: Ka bërë gabime të rënda në projektet e zhvillimit. Ky është një ndër hapat e protestës


Arkitektja dhe aktivistja Entela Koja e ftuar në Neës 24 ka deklaruar se shumë shpejt do të dorëzohet një padi kundër kryeministrit Edi Rama për të gjitha projektet e zhvillimit të hartuara nga qeveria e tij pasi ka gabime të jashtëzakonshme. Ajo tha se kjo padi do të bëhet për shpërdorim detyre.

Arkitektja dhe aktivistja Entela Koja e ftuar në Neës 24 ka deklaruar se shumë shpejt do të dorëzohet një padi kundër kryeministrit Edi Rama për të gjitha projektet e zhvillimit të hartuara nga qeveria e tij pasi ka gabime të jashtëzakonshme. Ajo tha se kjo padi do të bëhet për shpërdorim detyre. “Protesta tashmë ka arritur në fazën që po jep rezultate konkrete, është rritur ndërgjegjësimi për kërkesat qytetare edhe përtej kufijve të Tiranës. Ajo që do të përpiqemi të arrijmë është që ne jemi gati të dorëzojmë akuzën penale ndaj kryeministrit të mbërthyer me dokumente, me fakte për të gjitha projektet e zhvillimit që ka të bëjë me shpërdorimin e detyrës. Ka bërë gabime të rënda jo vetëm në projektet e “Albanian Files”, por edhe sa i përket të tjerave që janë gjurmuar nga gazetarët ndërkombëtarë.

Akuza ndaj kryeministrit është hapi i fundit i kësaj proteste”, tha Koja. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb