Nënkryetari i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka “nxjerrë zbuluar” ministrin e Mbrojtjes Ermal Nufi. Në një video të shpërndarë në rrjetet sociale, dëgjohet Nufi i cili shprehet se vendi ynë prodhon armë, ndërkohë sipas Këliccit, sot ai premton se Shqipëria do të prodhojë armë, pra në të ardhmen. “Pas 6 ditësh nga publikimi i audiopërgjimit të Ron Yeffet që implikon qeverinë dhe Ministrin e Mbrojtjes në trafik armësh, ka reaguar Ermal Rraketa. Në një video në rrjete sociale ai thotë se Shqipëria do të prodhojë armë. Pra flet për të ardhmen!
Por, para deputetëve, në foltoren e Kuvendit të Republikës, me 22 prill, Ministri i Mbrojtjes deklaroi se Shqipëria prodhon dhe kishte dërguar armë në zonat në konflikt. Rrahu dhe gjoksin me krenari madje!
Me 10 shtator, zëvendësministrja e Mbrojtjes deklaroi zyrtarisht se Shqipëria as nuk prodhon dhe as nuk eksporton armë.
Për çfarë e kishte fjalën Ermal Rraketa në Parlament?!
Mos e ka fjalën për punët e pisëta, me të cilat Edi Rama ka ngarkuar Ron Yeffet?!
Mos e ka fjalën për trafik ilegal armësh?!
Pse i’u desh 1 javë Ministrit Nufi për një reagim?”, shkruan Këlliçi. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

