Lajme Zone
Dje studentët ia hodhën karriget në derën e Kryeministrisë, Rama ndërron strategji, u kërkon dialog me… “gurë”
PolitikëBalkanWeb

Dje studentët ia hodhën karriget në derën e Kryeministrisë, Rama ndërron strategji, u kërkon dialog me… “gurë”

Pas refuzimit të përsëritur të studentëve dhe pedagogëve për t’u ulur në dialog me të, kryeministri Edi Rama ka ndryshuar mënyrën se si u drejtohet protestuesve. Një ditë pasi të rinjtë thyen dhe hodhën drejt derës së Kryeministrisë karriget e vendosura si simbol i ftesës për dialog, kreu i qeverisë ka rikthyer thirrjen për diskutim, këtë herë duke përdorur simbolikën e “gurëve”.

Pas refuzimit të përsëritur të studentëve dhe pedagogëve për t’u ulur në dialog me të, kryeministri Edi Rama ka ndryshuar mënyrën se si u drejtohet protestuesve. Një ditë pasi të rinjtë thyen dhe hodhën drejt derës së Kryeministrisë karriget e vendosura si simbol i ftesës për dialog, kreu i qeverisë ka rikthyer thirrjen për diskutim, këtë herë duke përdorur simbolikën e “gurëve”. Zhvillimi vjen në ditën e dhjetë të protestave kundër qeverisë, ndërsa studentët, gjimnazistët dhe pedagogët vijojnë të kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit. Një ditë më parë, protestuesit u mblodhën përpara Kryeministrisë, ku refuzuan sërish ftesën e Ramës për dialog. Ata thyen karriget e vendosura përpara godinës dhe i hodhën drejt hyrjes së saj, duke përsëritur se nuk pranojnë të negociojnë me kreun e qeverisë. Ndërkohë, pedagogët kanë nisur bojkotin e mësimdhënies në universitetet publike, duke deklaruar se nuk do të tërhiqen nga protesta deri në plotësimin e kërkesës për largimin e Ramës. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb