Volsjana Plasa, nëna e 4-vjeçarit ka rrëfyer ngjarjen dhe shqetësimet që e shtynë të denonconte rastin ku djali i tij u dhunua nga edukatorja në kopshtin nr. 6 në Korçë. Ajo thotë se djali i kishte treguar se goditej nga edukatorja, ndërsa prej disa ditësh shfaqte frikë dhe nuk dëshironte të shkonte më në kopsht. Sipas nënës, fillimisht stafi i kopshtit nuk u kishte besuar pretendimeve të të miturit, duke i thënë se fëmija gënjente. Ajo tregon se situata u bë edhe më shqetësuese kur teksa shkoi për të marrë djalin, pa edukatoren duke e mbajtur fort nga krahu dhe duke i bërtitur. LEXO edhe...Korçë/ Dhunoi një fëmijë 4-vjeç në kopsht, arrestohet edukatorja! Nëna: Djali me shenja në qafë, e rrahu dhe e futi në qilar (VIDEO) "Kam shkuar në kopsht dhe u kam thënë se fëmija po ankohej. Ato më thanë se kjo nuk ishte e vërtetë, duke pretenduar se fëmija është ters dhe gënjen. U thashë se është fëmijë dhe nuk desha ta zgjasja më tej. E mora djalin dhe ika."- është shprehur nëna. Volsjana Plasa pretendon gjithashtu se djali i kishte treguar se ishte futur në qilar dhe se ditë më parë kishte pasur një shenjë të kuqe në qafë, për të cilën kishte thënë se ia kishte shkaktuar mësuesja. "Dje në mëngjes, kur shkova në kopsht, djali kishte frikë. Madje, në prani të edukatores, më tha se e kishin goditur dhe e kishin futur në qilar. I kërkova stafit, me lutje, që të mos e fusnin djalin në qilar, sepse është vetëm katër vjeç dhe ishte trembur shumë. Ai nuk donte të shkonte më në kopsht". -ka rrëfyer ajo. Pas përplasjes në kopsht, nëna thotë se është drejtuar në komisariat për të denoncuar rastin. Ajo kërkon që institucionet përgjegjëse të kontrollojnë kopshtet dhe të garantojnë sigurinë e fëmijëve. “Para katër ditësh, djali im është ankuar dhe më ka thënë se mësuese Xheni e godet. Kam shkuar në kopsht dhe u kam thënë se fëmija po ankohej. Ato më thanë se kjo nuk ishte e vërtetë, duke pretenduar se fëmija është ters dhe gënjen. U thashë se është fëmijë dhe nuk desha ta zgjasja më tej. E mora djalin dhe ika. Dje në mëngjes, kur shkova në kopsht, djali kishte frikë. Madje, në prani të edukatores, më tha se e kishin goditur dhe e kishin futur në qilar. I kërkova stafit, me lutje, që të mos e fusnin djalin në qilar, sepse është vetëm katër vjeç dhe ishte trembur shumë. Ai nuk donte të shkonte më në kopsht. Megjithatë, ato vazhdonin të më thoshin se djali gënjen dhe mashtron. Edhe gjatë rrugës, më thoshte të mos e çoja në kopsht, sepse edukatorja Xheni e godiste. Kur ua thashë sërish këtë, një mësuese tjetër reagoi në mënyrë agresive. Drejtoresha, e cila po shikonte nga shkallët, më kërkoi ta takoja. Shkova dhe ajo më tha se nuk kishte mundësi që një fëmijë të rrihej në kopsht. Ajo mbajti anën e edukatores, duke më thënë se ishin shumë të mira dhe se ambienti kishte kamera, të cilat kontrolloheshin edhe nga bashkia. Ndërkohë, më thoshte të mos i besoja fëmijës, çfarëdo që të më tregonte. Rreth orës 13:30 shkova për të marrë djalin dhe e pashë që e kishin nxjerrë në oborr. Mësuesja e kishte shtrënguar nga krahu dhe po i bërtiste. U tmerrova nga ajo që pashë. Ajo i thoshte: ‘Pse gënjen, o mashtrues?’ U afrova menjëherë te djali dhe ato u shtangën. I pyeta: ‘Çfarë po i bëni fëmijës tim?’ Fëmija im është vetëm katër vjeç. Kërkova drejtoreshën, por ajo nuk ndodhej aty. Isha shumë e revoltuar, si çdo nënë që sheh fëmijën e saj në atë gjendje. Unë e çoj djalin në kopsht që të edukohet dhe të mësojë, jo që të përjetojë situata të tilla. U thashë se do të përballeshin me ligjin. Sipas asaj që përjetova, më morën telefonin dhe ma hodhën, ndërsa pretendoj se edhe më vunë dorë. Mora djalin dhe shkova menjëherë në komisariat. Pa e dhënë ende deklarimin tim, më telefonoi drejtoresha, duke më kërkuar të takoheshim për t'u sqaruar. I thashë se tashmë e kisha zbuluar vetë situatën dhe se, sipas meje, po gënjenin personat e kopshtit, jo fëmija im. Ajo më kërkoi falje dhe pranoi se kisha të drejtë, por unë i thashë se do të ndiqja rrugën ligjore. Para pak ditësh, djali kishte pasur një shenjë të kuqe në qafë. Edhe atëherë më kishte treguar se e kishte goditur mësuesja. Ishin ditët e para në kopsht dhe nuk i kushtova shumë rëndësi, por tani e kam kuptuar vetë se çfarë mund të ketë ndodhur. I bëj thirrje Drejtorisë Arsimore që të kryejë kontrolle në kopshte, sepse fëmijët janë të pambrojtur dhe të pafajshëm. Djali im foli edhe në prani të psikologes, por çfarë ndodh me ata fëmijë që nuk dinë të flasin apo të shprehen? Kush e di se sa prej tyre mund të kenë përjetuar situata të ngjashme pa mundur të tregojnë se çfarë u ka ndodhur? I kërkoj Drejtorisë Arsimore të kryejë kontrolle të menjëhershme në kopshte, sepse, në të kundërt, prindërit do të humbasin besimin dhe nuk do të guxojnë t'i çojnë më fëmijët e tyre në këto institucione.”- është shprehur nëna e 4-vjeçarit. A.C/E.H/ReportTv.al Korce edukatore Volsjana Plasa Komento Komente Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend? Po 18.7% Jo 78.4% Disi 2.9% Vota total: 13383 Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend?
