Lajme Zone
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Divjakë, vijojnë protestat kundër reformës territoriale, banorët kundërshtojnë bashkimin me Lushnjën (VIDEO)


Banorët e Divjakës u mblodhën edhe mbrëmjen e së mërkurës në protestën e 13-të kundër projektit të reformës territoriale administrative, duke kërkuar që bashkia të mos shkrihet dhe të mos i bashkohet Lushnjes

Banorët e Divjakës u mblodhën edhe mbrëmjen e së mërkurës në protestën e 13-të kundër projektit të reformës territoriale administrative, sipas të cilit bashkia e Divjakës do të shkrihet dhe do t'i bashkohet Lushnjes. Gjatë protestës, pjesëmarrësit bënë sërish thirrje për një pjesëmarrje sa më të gjerë të qytetarëve, si edhe të përfaqësuesve të bashkisë dhe deputetëve socialistë, me qëllim kundërshtimin e projektit. LEXO edhe...Mero Baze: Ndarja territoriale po përjetohet si humbje territoresh pushteti brenda PS "Kryetari i Bashkisë, kryetari i partisë, ku janë ata? Kemi votuar dhe kur vjen puna shqelmin" tha një prej banorëve. "Kemi 35 vjet që bëhen reforma nga qeveri të ndryshme e të gjitha kanë qenë një dështim total, të njëpasnjëshme, dhe prapë vazhdojnë të bëjnë reforma. E sigurtë qqë është e dështuar edhe kjo. Ai po kërkon të shpopullojë qytetet. Është turp. Më thoni një reformë që ka funksionuar? Asnjë!" tha një tjetër. "Që kur e morëm këtë lajm më ka ikur gjumi. Edhe shpirti më dhemb. Qytetarët e Divjakës duhet të ishin në shesh. Qytetarët e Lushnjës dhe Divjakës kanë qenë dhe do jenë në harmoni të plotë. Mes nesh ekizston vetëm mirëkuptim. Ne nuk protestojmë kundër Lushnjarëve por kundër horrave banditëve politikë që sajojnë tregues financiarë që Bashkia dIVJAKË NUK i plotëson dhe duhet të shkrihet. Nuk është puna se do na marrin shtëpitë apo tokën. Ata do na marrin identitetin, nderin dhe krenarinë" tha një banor. Në tubim u hodh edhe ideja për krijimin e një grupi organizator, ku të përfshihen intelektualë dhe të rinj, i cili do të koordinojë veprimet dhe do të argumentojë kundërshtimin ndaj projektit me argumente ekonomike, gjeografike dhe administrative. Protesta u mbyll me një marshim në rrugët e qytetit, ndërsa pjesëmarrësit njoftuan se do të vijojnë protestat edhe në ditët në vijim. U.D/E.H/ReportTv.al divjakë lushnje reforma territoriale Komento Komente Sondazhi i ditës: A mendoni se Shqipëria është e përgatitur për sezonin e zjarreve? Po 42.5% Jo 50.4% I/e dyzuar 7.1% Vota total: 3820 Sondazhi i ditës: A mendoni se Shqipëria është e përgatitur për sezonin e zjarreve?