Protesta në Divjakë vijon prej 20 ditësh, ndërsa qytetarët kundërshtojnë projektin për riorganizimin administrativ dhe kërkojnë që bashkia të mos shkrihet me Lushnjën. Banorët janë mbledhur sërish para godinës së bashkisë, ku folësit kanë përcjellë mesazhin se rezistenca do të vijojë deri në marrjen e një përgjigjeje për kërkesën e tyre. Gjatë protestës u bë thirrje për një pjesëmarrje më të gjerë të banorëve të Divjakës, me protestuesit që theksuan se mbështetja qytetare është e domosdoshme për të mbajtur gjallë kauzën. Në përfundim, protesta u mbyll me një marshim në rrugët e qytetit. Banorët vijuan me thirrje drejtuar autoriteteve që të mos zbatohet projekti për bashkimin e Bashkisë Divjakë me atë të Lushnjës. Protestuesit shprehen të vendosur të vijojnë kundërshtimin e reformës së propozuar nga PS, duke kërkuar ruajtjen e Bashkisë Divjakë si njësi më vete. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
