Banorët e Divjakës kanë dalë sërish sot për të 20-ën ditë në protestë, për të kundërshtuar propozimin e PS për hartën e re territoriale, ku parashikohet shkrirja e bashkisë së Divjakës me atë të Lushnjës. Pavarësisht numrit të ulët, protestuesit kanë ripërsëritur kërkesat e tyre, ku kanë kërkuar nga sheshi para Bashkisë që institucioni të mos shkrihet, siç e parashikon projekti i Reformën Administrative. LEXO edhe...'Territorialja', PD: Modeli me 100 bashki i shërben më shumë qytetarit Ndër të tjera folësit që morën fjalën kërkojnë mbështetje më të madhe nga ana e banorëve dhe qytetarëve të Divjakës që kauza e tyre të mos dështojë. “Ditët e numëruara i ka ai shuli i gjatë atje. Ditët e numëruara i ka Edi Rama, jo Divjaka. Për turp ta kenë ata që nuk dalin këtu në shesh dhe flenë gjumë”, tha një prej protestuesve. “Po na heqin identitetin. Ne nuk jemi pak, kemi identitetin tonë. Pse po na shkrijnë? Sepse jemi të vetmit që nuk i zbatojmë urdhrat e tyre”, tha një tjetër protestues. Në fund si çdo natë protesta u mbyll me marshimin në rrugët e qytetit, me thirrje ndaj pushtetarëve për të mos e shkrirë bashkinë Divjakë. R.Xh/E.H/ReportTv.al reforma territoriale proteste divjakë lushnje Fier Komento Komente Sondazhi i ditës: Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri? Politika 56.7% Shoqëria 27.2% Social media 16.1% Vota total: 4267 Sondazhi i ditës: Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri?
