Lajme Zone
Ditmir Bushati: Dy gabimet e politikës shqiptare
PolitikëPamfleti

Ditmir Bushati: Dy gabimet e politikës shqiptare

Ish-ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati, ka deklaruar se protestat që po zhvillohen në Shqipëri nuk janë thjesht një lëvizje kundër kryeministrit Edi Rama, por një lëvizje që synon ndryshimin e modelit të qeverisjes dhe krijimin e një “Shqipërie krejt tjetër”.

Bushati tha se raporti aktual mes Tiranës dhe Beogradit ka krijuar një “stabilitet fallco” dhe një “partneritet në vallëzim fallco”, të mbështetur në idenë se të dyja kryeqytetet janë çelësat e stabilitetit në rajon. Ai shtoi se ky raport ka pasur edhe “efekt përçarës” te faktori shqiptar në rajon dhe se nevojitet një korrigjim në vitet në vijim... Ish-ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati, ka deklaruar se protestat që po zhvillohen në Shqipëri nuk janë thjesht një lëvizje kundër kryeministrit Edi Rama, por një lëvizje që synon ndryshimin e modelit të qeverisjes dhe krijimin e një “Shqipërie krejt tjetër”.

Bushati shtoi se lëvizja protestuese po kërkon një “fushë loje” të barabartë në politikë dhe se kërkesa për ndryshim lidhet me mënyrën se si është zhvilluar sistemi politik në Shqipëri.

“Mendoj se kemi të bëjmë me një lëvizje që synon një Shqipëri krejt tjetër. Pra, jo më kot flasin për një Shqipëri të re apo modelin e një Shqipërie të re. Kemi të bëjmë me një lëvizje e cila po kërkon një fushë loje. Në Shqipëri mungon për momentin fusha e lojës”, tha Bushati në podcastin “PIKË” me publicistin Veton Surroi.

Sipas Bushatit, procesi i mungesës së mekanizmave të kontrollit politik ka nisur që nga viti 2017, kur Shqipëria kaloi nga një qeveri koalicioni në një qeveri njëpartiake. Ai përmendi edhe vendimin e atëhershëm të Partisë Demokratike për djegien e mandateve, që sipas tij çoi në një parlament “totalisht njëngjyrësh”, si dhe bojkotin e zgjedhjeve lokale, pas të cilit Partia Socialiste mori të gjithë pushtetin vendor.

“Djegia e mandateve si një gabim historik të lidershipit të Partisë Demokratike të kohës”, tha ai. Ditmir Bushati: Shqipëria po përjeton 'hemorragji njerëzore' dhe tkurrje të shtresës së mesme 4 Tetor, 20:24 Bushati gjithashtu foli edhe për raportin mes Tiranës dhe Beogradit. Ai ka kritikuar qasjen e politikës shqiptare ndaj Serbisë, duke thënë se raporti i ngushtë mes pushtetit në Tiranë dhe atij në Beograd është artificial në rastin më të mirë, dhe i gabuar në rastin më të keq.

Sipas tij, politika shqiptare në përgjithësi nuk e njeh mjaftueshëm Serbinë dhe se për ta kuptuar atë duhet parë edhe përmes perspektivës së Kosovës.

“Duhet të them që përgjithësisht politika shqiptare nuk e njeh Serbinë. Është artificiale në rastin më të mirë dhe është e gabuar në rastin më të keq, kjo lidhje e ngushtë mes pushtetit në Serbi dhe pushtetit në Shqipëri”, tha Bushati.

Sipas tij, pushteti në Serbi e ka shfrytëzuar këtë raport për të krijuar dallime mes shqiptarëve, duke paraqitur shqiptarët e Shqipërisë si “të mirë dhe modernë”, ndërsa shqiptarët e Kosovës si “kokëfortë” e “të pagdhendur”.

Bushati shtoi se ky kategorizim së fundmi është shtrirë edhe te shqiptarët në Maqedoninë e Veriut.

“Ne nuk duhet të kemi kompleks ta themi që edhe për shkak të historisë ne nuk e njohim Serbinë dhe ne duhet ta shohim Serbinë përmes syve të Kosovës”, ka deklaruar ai.

Megjithatë, Bushati theksoi se kjo nuk nënkupton që Shqipëria duhet të ketë qëndrim armiqësor ndaj Serbisë apo të refuzojë dialogun.

“Kjo nuk do të thotë që as mos të ulemi në tavolinë apo të kemi një qëndrim armiqësor ndaj Serbisë; kjo nuk do të thotë që të mbetemi peng apo në burgun e historisë”, shtoi Bushati.

Ai vlerësoi se historia dhe gjeografia janë dy komponentë kryesorë të politikës së jashtme dhe se këta faktorë, sipas tij, nuk po kuptohen sa duhet nga pushteti në Tiranë.

Bushati tha se raporti aktual mes Tiranës dhe Beogradit ka krijuar një “stabilitet fallco” dhe një “partneritet në vallëzim fallco”, të mbështetur në idenë se të dyja kryeqytetet janë çelësat e stabilitetit në rajon. Ai shtoi se ky raport ka pasur edhe “efekt përçarës” te faktori shqiptar në rajon dhe se nevojitet një korrigjim në vitet në vijim.

“Do ta imagjinoja apo do të dëshiroja dhe një Shqipëri me një raport më të shëndetshëm që shkon përtej raportit personal, me Serbinë”, përfi Bushati.bushati keqqeverisja kosova Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Aktualitet Mesazhi i fortë nga Berlini: Mbani duart larg SPAK-ut, askush nga politika të mos ndërhyjë 4 Tetor 2026, 21:2521:25Aktualitet Nesër seancë plenare, qytetarët paralajmërojnë protestë para Kuvendit 4 Tetor 2026, 21:1321:13Aktualitet Ditmir Bushati: Shqipëria po përjeton 'hemorragji njerëzore' dhe tkurrje të shtresës së mesme 4 Tetor 2026, 20:2320:23Aktualitet Për të 127-ën ditë në protestë, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës 4 Tetor 2026, 20:0420:04Aktualitet Trafik i rënduar në aksin Elbasan–Tiranë, radhë kilometrike në Bradashesh 4 Tetor 2026, 19:2219:22Aktualitet Skandal në 'Raiffeisen Bank'/ Qindra qytetarëve u zhduken paratë nga llogaria, dyshohet për vjedhje masive 4 Tetor 2026, 15:1315:13Aktualitet