Lajme Zone
Ditë të vështira për ‘One Albania’, Magyar shkund në Parlament 4iG-në e mikut të Edi Ramës!
PolitikëPamfleti

Ditë të vështira për ‘One Albania’, Magyar shkund në Parlament 4iG-në e mikut të Edi Ramës!

Këtë herë goditja vjen nga niveli më i lartë i politikës hungareze. Kryeministri Péter Magyar, gjatë një fjalimi në Parlament më 21 shtator, e përmendi drejtpërdrejt 4iG-në teksa ngriti akuza të rënda ndaj mënyrës se si qeveria e mëparshme e Viktor Orbánit kishte përdorur pasurinë dhe financimet shtetërore dhe kishte kaluar sektorë strategjikë në duart e kompanive private.

Rama-Jászai-Magyar Péter Magyar përmend 4iG-në nga foltorja e Parlamentit hungarez, teksa denoncon financimet shtetërore dhe kalimin e aseteve strategjike gjatë epokës Orbán. Përplasja në Budapest merr peshë edhe në Tiranë, ku grupi i Gellért Jászai-t kontrollon ONE Albania... Shtohen telashet për gjigantin hungarez 4iG, grupin që ka shtrirë aktivitetin e tij edhe në Shqipëri përmes ONE Albania.

Këtë herë goditja vjen nga niveli më i lartë i politikës hungareze. Kryeministri Péter Magyar, gjatë një fjalimi në Parlament më 21 shtator, e përmendi drejtpërdrejt 4iG-në teksa ngriti akuza të rënda ndaj mënyrës se si qeveria e mëparshme e Viktor Orbánit kishte përdorur pasurinë dhe financimet shtetërore dhe kishte kaluar sektorë strategjikë në duart e kompanive private.

Sipas raportimit të Infostart/MTI, Magyar deklaroi se një “kastë e ngushtë dhe e privilegjuar” kishte marrë nën kontroll sektorë të tërë të ekonomisë gjatë viteve të qeverisjes së Fidesz-it.

Në këtë panoramë ai përfshiu edhe 4iG-në, duke u ndalur konkretisht te blerja e Vodafone Hungary dhe më pas te industria e mbrojtjes.

Sipas Magyarit, shteti hungarez i dha financim 4iG-së që kompania private të siguronte shumicën në Vodafone Hungary. Më pas, vijoi ai, një pjesë shumë e madhe e industrisë hungareze të mbrojtjes iu kalua të njëjtit grup privat. Miku i Ramës në syrin e ciklonit, hapet “Kutia e Pandorës” për ‘jeniçerin’ e 4iG!

12 Shtator, 21:30 Dokumentet e vetë 4iG tregojnë se marrëveshja fillestare për Vodafone Hungary parashikonte që 4iG të merrte 51% të kompanisë, ndërsa shteti hungarez 49%. Vlera e ndërmarrjes në transaksion u përcaktua në 660 miliardë forinta. Më vonë 4iG e rriti pjesëmarrjen e vet në Vodafone Hungary në 70.5%.

Duke iu referuar këtij procesi, Magyar deklaroi në Parlament se ndërsa qeveria e Orbánit justifikonte pushtetin e saj të jashtëzakonshëm me rrezikun e luftës, pasuritë strategjike po kalonin te njerëzit pranë saj.

“Ndërsa qeveria Orbán qeveriste duke iu referuar gjendjes së jashtëzakonshme për shkak të luftës, pjesën më të mirë të industrisë hungareze të mbrojtjes ua shitën miqve të tyre”, deklaroi Magyar.

Kryeministri ngriti më pas pyetjen se ku qëndronte “interesi kombëtar hungarez” në këto operacione dhe nëse një mënyrë e tillë qeverisjeje mund të cilësohej kombëtare.

Pjesa e fjalimit merr peshë të veçantë edhe për shkak të zhvillimeve të viteve të fundit. Vetë 4iG njoftoi në tetor 2025 marrëveshjet me kompaninë shtetërore N7 Holding për bashkëpunimin në industrinë e mbrojtjes. Sipas kompanisë, struktura e marrëveshjes i jepte 4iG Space and Defence Technologies një shumicë prej 75% plus një votë në dy shoqëri holding që lidhen me një sërë asetesh të industrisë së mbrojtjes.

Në këtë portofol përfshiheshin pjesëmarrje në kompani si Aeroplex, Arzenál Fegyvergyár, Colt CZ Hungary dhe Rheinmetall Munitions, ndërsa një transaksion tjetër lidhej me pjesëmarrjen shtetërore në Rheinmetall Hungary. Budapesti i mbyll rubinetin 4iG, ONE Albania futet në lojën e borxheve dhe satelitëve 5 Shtator, 11:13 Është pikërisht kjo lëvizje që Magyar e vendosi në qendër të sulmit të tij politik në Parlament.

Dhe fjalimi nuk u kufizua vetëm te 4iG.

Magyar akuzoi rrethin ekonomik të krijuar gjatë qeverisjes së Orbánit se kishte përfituar nga fondet dhe kontratat shtetërore në hekurudha, autostrada, prona, komunikim, banka, turizëm, hoteleri, bujqësi, ndërtim, arsim të lartë dhe media.

Në një nga deklaratat më të forta të fjalimit, ai tha: “Jeniçerët e Orbánit nuk u pasuruan falë talentit dhe punës së tyre. Sekreti i suksesit të tyre është i thjeshtë. Vodhën paratë e popullit hungarez.”

Por pjesa potencialisht më e rëndësishme për kompanitë që kanë pasur marrëdhënie të mëdha me shtetin hungarez erdhi në fund të fjalimit. Magyar nuk u kufizua te denoncimi politik i mënyrës se si ishin kryer transaksionet gjatë epokës Orbán. Ai foli edhe për atë që qeveria e tij synon të bëjë me marrëveshjet e diskutueshme të së kaluarës.

Kryeministri kërkoi që të vendoset si parim kombëtar rishikimi i çdo kontrate të kontestuar dhe që, aty ku konstatohet shkelje e ligjit, shteti të kërkojë zbatimin e tij.

Fijet mbërrijnë edhe në Shqipëri

Pikërisht këtu historia e Budapestit lidhet drejtpërdrejt me Tiranën. 4iG nuk është një emër i panjohur në Shqipëri. Grupi hungarez ka nën ombrellën e vet ONE Albania, një prej operatorëve kryesorë të telekomunikacionit në vend.

Vetë 4iG deklaroi në maj të këtij viti se 4iG Telecommunications Holding administron aktivitetet e telekomunikacionit të grupit në Hungari, Shqipëri, Mal të Zi dhe Maqedoninë e Veriut. Në portofol renditet shprehimisht ONE Albania, e cila ofron shërbime celulare, fikse, interneti dhe televizioni.

Struktura aktuale ka edhe një element tjetër domethënës: sipas 4iG, 62.1% e 4iG Telecommunications Holding zotërohet nga 4iG Plc, ndërsa 37.9% zotërohet nga shteti hungarez përmes Corvinus International Investment.

Kjo do të thotë se zhvillimet politike dhe institucionale në Budapest rreth 4iG nuk janë një histori krejtësisht e largët për tregun shqiptar të telekomunikacionit. ONE Albania është pjesë e të njëjtit portofol rajonal që kontrollohet përmes strukturës hungareze. Pra me pak fjalë, nëse fset 4IG, do të fset dhe One Albania. ‘Jeniçeri’ i Viktor Orbánit kërkon strehë te Edi Rama

26 Gusht, 11:27 Kreu i 4iG-së, Gellért Jászai, të cilin kryeministri hungarez Péter Magyar e përmendi tashmë edhe në Parlament në ofensivën e tij kundër sistemit ekonomik të ngritur gjatë epokës së Viktor Orbánit, nuk është një biznesmen i panjohur për kryeministrin shqiptar.

Jászai ka ardhur disa herë në Tiranë. Është ulur me Edi Ramën, ka diskutuar me të për bizneset që 4iG ka tashmë në Shqipëri dhe, mbi të gjitha, për zgjerimin e mëtejshëm të perandorisë hungareze në sektorë strategjikë.

Vetë Jászai e ka ekspozuar publikisht këtë marrëdhënie.

Vetëm pak muaj më parë, pas një takimi me Ramën në Tiranë, ai shkruante se ishte takuar “sërish” me kryeministrin shqiptar për të diskutuar vizionin afatgjatë dhe ambiciet strategjike të 4iG-së në Shqipëri. Takimi nuk kishte të bënte vetëm me telefoninë.

Në tavolinën Rama-Jászai ishin ONE Albania, kablli nënujor mes Egjiptit dhe Shqipërisë, infrastruktura dixhitale dhe investimet e ardhshme në qendrat e të dhënave. Pra duket se Rama po tenton ta ndihmojë, a do ja dalë vallë? /Pamfletione albania 4ig Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Anti-Mafia Ish kreu i Kadastrës Fier i "prish terezinë" Edi Ramës dhe arrestohet; një varg vendimesh korruptive që të çojnë te ASHK Tirana 2 20 Shtator 2026, 16:2216:22Anti-Mafia Dokument/ 34 milionë euro paradhënie për Ron Yeffetin; Pirro Vengu dhe Ermal Nufi paguan 5 fatura pa marrë asnjë pajisje 20 Shtator 2026, 11:1511:15Anti-Mafia Zgjerohet skandali me pronat e Kastriot Haskos, fsen të tjerë emra; në skaner edhe Palasa me Darëzezën 19 Shtator 2026, 17:2017:20Anti-Mafia Shteti i Rrumpallës: Vettingu i shkarkon si prokurorë me probleme, Edi Rama i emëron në krye të hetimit Shtetëror 18 Shtator 2026, 12:1612:16Anti-Mafia Nga falsifikimet në Seman te 37 hektarët në Palasë, Kastriot Hasko në pranga; pazari me Bedinajn dhe fijet që çojnë te “të fortët“ e Fierit 17 Shtator 2026, 11:1011:10Anti-Mafia “Durana Tech Park”, ‘lavatriçja’ e Edi Ramës; emrat e kompanive të regjistruara në parajsën fiskale të Kryeministrit 17 Shtator 2026, 10:3310:33Anti-Mafia