Lajme Zone
PolitikëBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

“Dita ime e parë e pushimeve, ku ka vend më të bukur se te kjo protestë?!”- E reja vjen nga diaspora në protestën kundër qeverisë: Turp që në vitin 2026 jemi në këtë gjendje!


Vijojnë fjalimet përpara godinës së Kryeministrisë në ditën e 64-të të protestës kundër kryeministrit Edi Rama dhe kabinetit të tij. Mes protestuesve të mbledhur në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, zëri i diasporës vazhdon të jetë mjaft i pranishëm.

Vijojnë fjalimet përpara godinës së Kryeministrisë në ditën e 64-të të protestës kundër kryeministrit Edi Rama dhe kabinetit të tij. Mes protestuesve të mbledhur në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, zëri i diasporës vazhdon të jetë mjaft i pranishëm. Një e re e ardhur nga Italia ka marrë fjalën nga foltorja, duke treguar se ka zgjedhur ta nisë periudhën e saj të pushimeve direkt në shesh, në mbështetje të kërkesave të qytetarëve. “Vij nga Firencja, nga diaspora e Italisë. Sot është dita ime e parë e pushimeve dhe ku ka vend më të bukur për t’i kaluar se këtu, me këta njerëz të bukur?! Éshtë turp që në vitin 2026 të jemi në këto kushte, por Edi Rama nuk e njeh turpin”, u shpreh ajo. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb