Lajme Zone
Dita e sotme me mot të paqëndrueshëm/ Reshje lokale dhe shtrëngata në zonat malore
Të tjeraTop Channel

Dita e sotme me mot të paqëndrueshëm/ Reshje lokale dhe shtrëngata në zonat malore

Kushtet atmosferike pritet të jenë relativisht të paqëndrueshme gjatë ditës së martë, me alternime kthjellimesh dhe vranësirash mesatare deri të dendura. Temperaturat do të variojnë nga 11°C në Peshkopi deri në 34°C në disa qytete të vendit.

Kushtet atmosferike pritet të jenë relativisht të paqëndrueshme gjatë ditës së martë, me alternime kthjellimesh dhe vranësirash mesatare deri të dendura. Temperaturat do të variojnë nga 11°C në Peshkopi deri në 34°C në disa qytete të vendit. Sipas parashikimit të Shërbimit Meteorologjik Ushtarak (SHMU), moti gjatë së martës do të karakterizohet nga alternime mes kthjellimeve dhe vranësirave, të cilat do të jenë më të theksuara në zonat lindore dhe jugore të territorit.

Në relievet kodrinore dhe malore në lindje e jug, vranësirat e dendura do të shoqërohen me reshje lokale dhe afatshkurtra shiu, ndërsa gjatë orëve të mesditës dhe pasdites nuk përjashtohen shtrëngata të izoluara.

Sa i përket temperaturave, maksimumi pritet të arrijë deri në 34°C në disa qytete, ndërsa vlerat më të ulëta do të regjistrohen në zonat malore. Peshkopia pritet të shënojë temperaturën minimale prej 11°C.

Era do të jetë përgjithësisht e lehtë, me drejtim kryesor verilindje–veriperëndim, me shpejtësi mesatare rreth 7 m/s. Në det pritet valëzim i forcës 1–2 ballë, duke krijuar përgjithësisht kushte të qeta për lundrim. Top Channel