Lajme Zone
PolitikëBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

“Dita e fitores është afër”/ Protestuesi ngre peshë zemrat në shesh: Kemi pasur Esat Pashë, por kishim dhe Avni Rustem! Rama përballë Albin Kurtit…


Një prej protestuesve që mori fjalën në shesh deklaroi se, sipas tij, dita e fitores është afër dhe se qytetarët do të vijojnë protestën deri në dorëheqjen e qeverisë. Ai bëri thirrje për bashkim, ndërsa e krahasoi situatën e sotme politike me figura të ndryshme të historisë shqiptare. Më tej, protestuesi iu referua Esat Pashë Toptanit dhe Avni Rustemit, ndërsa krahasoi Edi Ramën me

Një prej protestuesve që mori fjalën në shesh deklaroi se, sipas tij, dita e fitores është afër dhe se qytetarët do të vijojnë protestën deri në dorëheqjen e qeverisë. Ai bëri thirrje për bashkim, ndërsa e krahasoi situatën e sotme politike me figura të ndryshme të historisë shqiptare.

Më tej, protestuesi iu referua Esat Pashë Toptanit dhe Avni Rustemit, ndërsa krahasoi Edi Ramën me Në vijim, protestuesi iu drejtua edhe George Soros, duke deklaruar se shqiptarët, sipas tij, nuk do të lejojnë që territore si Rrjolli dhe Zvërneci të kalojnë në duart e të tjerëve. Në fund, ai iu drejtua edhe personave të përfshirë në botën kriminale, duke u kërkuar të mos bashkëpunojnë me qeverinë. “Dita e fitores është afër, s’jemi vetëm. Kemi bërë betim të mos ikim nga sheshi pa dhënë dorëheqjen qeveria. Shqipërinë do ta bëjmë bashkë. Nuk është hera e parë që kemi një lider tradhtar si Rama, kemi pasur Esat Pashë Toptan, por kemi pasur edhe Avni Rustem, kemi pasur Hamza Kastriot por kemi pasur edhe Skënderbe, kemi Ramë që i lëpihet çdo forcë globale për një ditë pushtet por kemi edhe Albin Kur që e thotë hapur jam kryeministër i Kosovës. Soros, ne vrasim vllanë për një vijë uji, harroje se do ta gëzosh Rrjollin dhe Zvërnecin

Thirrje botës së krimit, kujtoni pse i keni hyrë asaj bote, sepse kjo qeveri nuk ju dha zgjidhje. Mos na shihni si armiq e të bashkëpunoni me ata, ne po luftojmë për Shqipërinë”, tha ai. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb