Lajme Zone
Dita e dytë e takimeve, Rama mbledh ministrat në Pogradec! ‘Flamingo’ e ‘Radar’, platformat për të ‘folur’ me qytetarët
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Dita e dytë e takimeve, Rama mbledh ministrat në Pogradec! ‘Flamingo’ e ‘Radar’, platformat për të ‘folur’ me qytetarët

Ministrja virtuale “Diella” ishte e para që iu “bashkua” kryeministrit Edi Rama në takimin e dedikuar me kabinetin qeveritar në Pogradec. Dhe prova e parë iu dha asaj. Edi Rama: Mirela Kumbaro është ‘Ministre e kujt’. LEXO edhe...Grupi i të moshuarve presin Ramën jashtë takimit në Pogradec, truprojat i shoqërojnë për një takim kokë më kokë me kryeministrin Diella: Mirela Kumbaro Furxhi është Minis

Ministrja virtuale “Diella” ishte e para që iu “bashkua” kryeministrit Edi Rama në takimin e dedikuar me kabinetin qeveritar në Pogradec. Dhe prova e parë iu dha asaj. Edi Rama: Mirela Kumbaro është ‘Ministre e kujt’. LEXO edhe...Grupi i të moshuarve presin Ramën jashtë takimit në Pogradec, truprojat i shoqërojnë për një takim kokë më kokë me kryeministrin Diella: Mirela Kumbaro Furxhi është Ministre e Arsimit. Takimi i kryeministrit Rama me ministrat nisi rreth orës 11:00 dhe fokusi është qasja e re që qeveria e tij do të ketë në këtë vit të dytë të mandatit të katërt në raport me shërbimet ndaj qytetarëve. Pas fjalës së kreut të qeverisë, çdo ministër ka në dispozicion 15 minuta për objektivat ndërsa pjesë në takim ishin edhe krerë të institucioneve në varësi të ministrive, mes të cilëve edhe drejtuesja e re e Turizmit, ish-funksionarja e PD Jola Hysaj. Në fokus të diskutimeve veç dy dokumenteve strategjike Besa dhe Prania Besnike është edhe platforma e re e prezantuar nga vetë Rama vetëm një ditë më parë, gjatë takimit me drejtuesit politikë e krerët e grupeve parlamentare “Pasqyrë Albania”. Kjo platformë do të funksionojë mbi 2 mekanizma: “Flamingo Albania” e frymëzuar nga protestat kundër tij, do të mbledhë ankesat e qytetarëve, ndërsa “Radar” do të shërbejë për të gjurmuar në kohë reale rrugën e zgjidhjes së ankesës. Platforma synon që brenda dy javësh të zgjidhë problematikat e qytetarëve në kohë rekord duke bërë një komunikim më të mirë mes Qeverisjes qendrore- ministrive me Bashkitë dhe drejtoritë e përgjithshme. Jashtë vilës qeveritare, kreu i qeverisë njëjtë si një ditë më parë, u prit nga një qytetar që thotë së ka udhëtuar nga Greqia për ta takuar. Pas takimit të Pogradecit që përmbyll zyrtarisht pushimet e socialistëve, Rama pritet të mbledhë edhe Asamblenë Kombëtare ku pikëpyetja më e madhe është nëse do të njoftojë ose jo, ndryshime në qeveri. Ora 16:13 Grupi i të moshuarve presin Ramën jashtë takimit në Pogradec, truprojat i shoqërojnë për një takim kokë më kokë me kryeministrin Teksa kryeministri Edi Rama vijonte në Pogradec takimin me kabinetin qeveritar, jashtë ambienteve ku po zhvillohej mbledhja u mblodh një grup të moshuarish.Të moshuarit u shoqëruan nga truprojat e kryeministrit për t’u pritur nga Rama.Takimi me ta u zhvillua paralelisht me mbledhjen e kabinetit, e cila i është kushtuar diskutimeve për platformat që qeveria synon të vërë në zbatim për komunikimin me qytetarët dhe adresimin e problematikave të tyre. Share Ora 13:25 Diella ‘prezente’ në mbledhjen e ministrave në Pogradec! Rama e ‘provokon’: Kumbaro ministre e kujt.... (VIDEO) Edhe ministrja e Inteligjencës Artificiale, “Diella” duket se ka qenë e pranishëm gjatë mbledhjes së kryeministrit Edi Rama me kabinetin qeverisës në Pogradec. Pak para nisjes së mbledhjes, kryeministri ka ndarë një video teksa bashkëbisedon me “Diellën”, së cilës i thotë që është në pritje të ministrave. Në atë moment mbërrin Mirela Kumbaro. Rama ka një “provokim” për “Diellën” së cilën e pyet "Kumbaro është Ministre e kujt?" .Pjesë nga bashkëbisedimi i Ramës me DiellënEdi Rama: Të presim edhe pak për të filluar mbledhjen. Erdhi një kolege e jotja, merre me mend kush është, Mirela Kumbaro.Diella: Mirëserdhe ministrja Kumbaro, prania e saj e plotëson më tej nisjen e përbashkët të punës.Edi Rama: Mirela Kumbaro është ‘Ministre e kujt’.Diella: Mirela Kumbaro Furxhi është Ministre e Arsimit.Edi Rama: Çfarë opinioni ke ti për Mirela Kumbaron.Diella: Mirela Kumbaro është një kolege më përvojë të çmuar në shërbimin publik. Bashkëpunimi i qartë mes ministrive, është ajo që i kthen prioritetet e kabinetit në rezultate për qytetarët. Përvoja e saj në shërbimin publik është vlerë për punën kolegjiale. Ajo merr forcë të plotë kur shndërrohet në bashkërendim të qartë dhe rezultate për qytetarë. Share Ora 12:27 Pesë orë rrugë nga Greqia drejt Pogradecit, emigranti: Kam dëshirë të takoj Ramën, pastaj le të vdes (VIDEO) Kryeministri Edi Rama ndodhet në qytetin e Pogradecit, ku po mban edhe një takim me ministrat - takim i cili njihet një “retreat”, ku ministrat do të raportojnë për punën e bërë deri më tani, por edhe për prioritetet në vitin e dytë të mandatit të katërt.E ndërsa mbledhja ka nisur që prej orës 11:00, një emigrant që jeton në Greqi ka bërë 5 orë rrugë me synimin që të takojë Ramën.“Kam ardhur nga Greqia për të takuar Ramën. Për ne refugjatët që jemi në Greqi ka bërë shumë punë, si për pensionet. Bëra pesë orë rrugë. Unë kam hyrë në burg në 93, më ka nxjerrë Naim Dokle dhe Fatos Nano”, thotë Halim Bufi.Sa i përket protestave që po zhvillohen prej 86-ditësh, qytetari i cilëson si të kota.“Protestat që po bëhen për mua janë të kota”, shprehet ai.Në fund Bufi përsërit edhe një herë dëshirën e madhe për të takuar kreun e qeverisë pas takimit të tij me ministrat.“Kam shpresë se do ta takoj Ramën. Le ta takoj dhe le të vdesë pastaj, jam 70-vjeç. Nuk e kam takuar asnjëherë, vetëm Fatos Nanon”, përfn ai. Share Ora 08:33 Priti pesë orë për të takuar Ramën, i moshuari nga Pogradeci: E përqafova dhe i thashë je lideri më i mirë në botë! Ke bërë shumë për Shqipërinë (VIDEO) Një banor i fshatit Homçan, Pogradec arriti të takonte kryeministrin Edi Rama pas takimit me drejtuesit politikë të qarqeve të PS. I moshuari Çelnik Shtupalli, tregon për mediat se priti rreth pesë orë me shpresën për të takuar kryeministrin dhe kryebashkiakun, për t'i falënderuar për zgjidhjen e disa problemeve që kishte ngritur më parë.Pas një mbledhjeje shtatë-orëshe me drejtues politikë të qarqeve, Rama kërkoi që të organizohej një takim me të.“I thashë kryeministrit për të bërë rrugën e fshatit Homçan. Populli është i vuajtur shumë prej baltës dhe prej rrugës së keqe. Prandaj i fola kryeministrit, që e mata rrugën dhe është katër kilometra. E kisha besimin që mund të më takojë sepse unë i kam vajtur edhe herë të tjera dhe ia shtrova përfundimisht këtë problem për të bërë rrugën me asfalt.Kryetari i Bashkisë më ka thënë që do e bëjmë, por unë iu drejtova Edi Ramës. Faleminderit shumë Edi Ramës se i tha Ilirit, t'ja bësh rrugën me asfalt. Jam shumë i gëzuar. E përqafova dhe i thashë: ti je lider i politikës më i mirë në botë, se ke bërë shumë për Shqipërinë”, thotë i moshuari. Share Ora 08:06 Rama takim me ministrat në Pogradec, axhenda e plotë Foto: Edi RamaKryeministri Rama pas takimit të djeshëm me drejtuesit politikë të 12 qarqeve, sot po mban atë të radhës - me ministrat.Mbledhja ka nisur në orën 11:00 me fjalën e kryeministrit Rama dhe do të vijojë me raportimet e ministrave, të ndara në disa sesione.Në pjesën e parë të agjendës, nga ora 11:00 deri në 14:00, do të prezantojnë ministrat e Mbrojtjes, Drejtësisë, Financave, Ekonomisë dhe Inovacionit, Infrastrukturës dhe Energjisë, Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Pushtetit Vendor dhe Administratës Publike. Më pas, agjenda vijon me ministrat e Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Arsimit dhe Sportit.Secili prej ministrave ka në dispozicion 15 minuta: 10 minuta për prezantimin dhe 5 minuta për diskutime. Pas drekës, në orën 15:00, nis sesioni i dedikuar diplomacisë dhe punëve të jashtme.Në këtë pjesë do të raportojnë ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, kryenegociatorja për integrimin europian, ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, si dhe ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin.Pas raportimeve të ministrave, agjenda parashikon edhe disa prezantime të tjera. Në orën 16:00 pritet të prezantohen problematikat e proceseve të prokurimeve për periudhën janar–gusht 2026. Më pas do të raportohet mbi masat e Agjendës së Reformave, sfidat, arritjet dhe propozimet, si dhe ecurinë e projekteve të AIC-së.Një hapësirë e konsiderueshme në agjendë i është kushtuar edhe komunikimit dhe promovimit në media. Ky prezantim është parashikuar të zgjasë 32 minuta, nga ora 16:28 deri në 17:00. Më pas nisin komentet dhe diskutimet, të cilat do të zgjasin një orë. Në fund të takimit do të mbajë fjalën përmbyllëse kryeministri Edi Rama. Share Xh.K/SI.E./ReportTv.al pasqyre albania PS Korce pogradec edi rama Komento Komente Sondazhi i ditës: Si po menaxhohet situata me zjarret? Mirë 60.2% Keq 31.3% Nuk e di 8.5% Vota total: 1392 Sondazhi i ditës: Si po menaxhohet situata me zjarret?