Lajme Zone
Dita e dytë e retreat-it qeveritar, Rama mbledh ministrat! Në fokus llogaridhënia dhe prioritetet
PolitikëEuronews Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Dita e dytë e retreat-it qeveritar, Rama mbledh ministrat! Në fokus llogaridhënia dhe prioritetet

Siç është paralajmëruar, kryeministri Edi Rama do të mbledhë këtë të hënë ministrat e kabinetit qeveritar në një “retreat”, ku në fokus do të jetë bilanci i punës së bërë gjatë pjesës së parë të mandatit të katërt dhe përcaktimi i prioriteteve për sezonin e ri politik.

Siç është paralajmëruar, kryeministri Edi Rama do të mbledhë këtë të hënë ministrat e kabinetit qeveritar në një “retreat”, ku në fokus do të jetë bilanci i punës së bërë gjatë pjesës së parë të mandatit të katërt dhe përcaktimi i prioriteteve për sezonin e ri politik. Mbledhja e qeverisë vjen një ditë pas takimit të zhvilluar në Pogradec mes Ramës, drejtuesve politikë të qarqeve dhe kryetarëve të komisioneve parlamentare. Takimi i së dielës zgjati rreth shtatë orë dhe u përqendrua në organizimin e mëtejshëm të strukturave socialiste dhe dokumentet “Besa” dhe “Prania Besnike”. Gjatë këtij takimi, kryeministri prezantoi edhe “Pasqyrën unike”, një mekanizëm që, sipas tij, do t’u mundësojë qytetarëve të kenë të pasqyruara institucionet dhe shërbimet që lidhen me kërkesat e tyre. Një tjetër pikë e diskutimit ishte mënyra e re e trajtimit të problematikave të qytetarëve. Rama e krahasoi këtë proces me një “pako postale”, e cila do të mund të ndiqet në kohë reale nga dërgimi i kërkesës deri në përmbushjen e saj nga institucionet. “Ambicia është që të arrijmë që çdo kërkesë, shqetësim apo hall i qytetarit të jetë një pako postale që ndiqet në kohë reale, nga dërguesi dhe nga ana tjetër shteti, qeveria, institucionet ndjekin përgjegjësitë dhe çdo shkelje afati shihet me lupë”, deklaroi Rama. Në retreat-in e sotëm, secili dikaster pritet të paraqesë bilancin e punës, rezultatet e arritura, problematikat dhe detyrat që mbeten për t’u realizuar. Ndërkohë, përpara nisjes së mbledhjes, kryeministri ka publikuar një foto nga Liqeni i Pogradecit, të cilën e ka shoqëruar me urimin për një javë të mbarë. “Mirëmëngjes, dhe me këtë fragment kristali të natyrës pogradecare, ju uroj një javë të mbarë!”, shkruan Rama.