Ka nisur marshimi i protestuesve në rrugët e Tiranës në ditën e 86 të protestës kundër qeverisë. Qytetarët janë nisur në marshim duke përsëritur thirrjet kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama. Ndër thirrjet e dëgjuara gjatë protestës janë: “Poshtë patronazhistët!” dhe “Rama, jep dorëheqjen!”. Protestuesit vijojnë qëndrimin e tyre prej 86 ditësh, duke kërkuar largimin e Ramës dhe ndryshime politike. Marshime të ngjashme në rrugët e kryeqytetit janë zhvilluar edhe në protestat e mëparshme. Marshimi vijon në drejtim të zonave qendrore të Tiranës, ndërsa protestuesit deklarojnë se qëndresa do të vazhdojë. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
