Lajme Zone
Dita e 78-të e protestës në Tiranë, tubuesit para Kryeministrisë kërkojnë largimin e qeverisë dhe klasës politike
PolitikëTop Channel

Dita e 78-të e protestës në Tiranë, tubuesit para Kryeministrisë kërkojnë largimin e qeverisë dhe klasës politike

Protesta në Tiranë ka vijuar sot, duke shënuar ditën e 78.

Protesta në Tiranë ka vijuar sot, duke shënuar ditën e 78. Protestuesit kanë nisur grumbullimin si çdo ditë në sheshin Skënderbej, nga ku kanë nisur më pas marshimin drejt Kryeministrisë.

Poshtë zyrës së kryeministrit Edi Rama kanë vijuar me thirrjet për dorëheqje dhe kërkesat për largimin e klasës politike si dhe për krijimin e një qeverie teknike.

Edhe ditën e sotme protestës i është bashkuar dhe diaspora ndërsa tubuesit shprehin se rezistenca do të vijojë deri sa të rrëzohet qeveria. Top Channel