Pas fjalimeve të mbajtura përpara Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin e përnatshëm në rrugët kryesore të Tiranës, duke vijuar protestën në ditën e 75-të radhazi.
Me flamuj kuq e zi dhe pankarta në duar, protestuesit po marshojnë nëpër kryeqytet, ndërsa thirrja “Shqipëria kërkon revolucion” dëgjohet në kor përgjatë marshimit.
Prej 75 ditësh, qytetarët janë mbledhur çdo mbrëmje në shesh për të protestuar dhe më pas kanë vijuar marshimin në rrugët kryesore të Tiranës, duke shprehur kundërshtimin ndaj klasës politike dhe kërkesën për ndryshime të thella në vend.
Protesta vijon edhe sonte, me qytetarët që pas fjalimeve kanë dalë sërish në rrugë, duke e kthyer marshimin e përnatshëm në një pjesë të pandërprerë të kësaj lëvizjeje qytetare. View this post on Instagram A post shared by JOQ Albania (@joqalbania)

