Një tabakino në zonën e Freskut, në Tiranë, është bërë objekt i një vjedhjeje gjatë orëve të para të mëngjesit të kësaj të enjteje.
Pamjet e kamerave të sigurisë, të mbërritura në redaksinë e JOQ Albania, tregojnë momentin kur një person hyn me forcë në ambientet e tabakinos. Sipas pronarit të biznesit, i riu ka marrë një shumë prej rreth 250 mijë lekësh.
Në pamjet e kamerave shihet personi brenda ambientit, ndërsa veprimet e tij janë regjistruar nga sistemi i sigurisë së tabakinos.
Pronari thotë se rastin e ka denoncuar në polici, por deri tani, sipas tij, nuk ka pasur rezultat dhe personi i dyshuar nuk është kapur.
Për këtë arsye, ai ka vendosur të publikojë pamjet me shpresën se dikush mund ta njohë personin dhe të ndihmojë në identifikimin e tij.
“Nëse e njeh dikush, ju lutem na njoftoni”, është apeli i pronarit.
Ngjarja ka ndodhur në zonën e Freskut, ndërsa mbetet për t'u parë nëse pamjet e kamerave do t'u shërbejnë autoriteteve për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar.
JOQ Albania publikon pamjet në funksion të denoncimit të qytetarit dhe sensibilizimit për rastin. View this post on Instagram A post shared by JOQ Albania (@joqalbania)

