Ndërkohë mëngjesin e sotëm, kryeministri Edi Rama tha është i gatshëm për dialog në çdo kohë dhe me këdo, përveç forcave politike që, sipas tij, qëndrojnë pas dhunës. Tiranë, 19 Tetor 2026 Në Tiranë ka nisur protesta që shënon sot ditën e 7, me kërkesë kryesore dorëheqjen e qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.
Protestuesit kanë nisur të grumbullohen në sheshin Skënderbej.
Ndërkohë, në qytetet e tjera, Lezhë, Vlorë, Elbasan, Shkodër një pjesë e gjimnazistëve dhe studentëve kanë bojkotuar mësimin dhe kanë nisur marshimin nëpër rrugët e qytetit. Marshimi në Lezhë Sipas raportimeve, universitetet në Shkodër nuk e kanë bojkotuar mësimin këtë të hënë, ndërsa të rinjtë që po marshojnë janë gjimnazistë. Shkodër Në Vlorë, mësimi vijon normalisht në orët e para të mëngjesit, pavarësisht numrit të ulët të studentëve në auditore.Një pjesë e tyre janë futur në mësim, ndërsa të tjerë kanë zgjedhur t’i bashkohen bojkotit.Pas orës 11:00 pritet të ketë një grumbullim të studentëve pranë rektoratit, ndërsa mbetet për t’u parë nëse ata do të organizohen për të vijuar protestën.
Ndërkohë mëngjesin e sotëm, kryeministri Edi Rama tha është i gatshëm për dialog në çdo kohë dhe me këdo, përveç forcave politike që, sipas tij, qëndrojnë pas dhunës.
"Dialog në çdo orë, në çdo ditë, në çdo vend, me këdo, përveç forcave politike që janë mbrapa dhunës dhe që nuk distancohen nga dhuna. Përveç atyre që gjuajnë me gurë policinë, përveç atyre që duartrokasin kur digjet një polic. Kushdo tjetër është i mirëseardhur, ose te kushdo tjetër jam gati të shkoj dhe të dëgjoj dhe të kuptoj se si dhe ku gjendet kjo zgjidhje. Por, zgjidhje politike me ndryshime artificiale të lidershipit, me ndryshime artificiale të rrugës së këtij vendi, me përzierje të njomit me të thatin, gjoja në emër të qetësisë, në emër të dashurisë, në emër të paqes, nuk ka”, tha Rama. dita e 7 e protestës në tiranë screenshot 9 13 img 7652 6ad5cdcf811c2 Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Aktualitet Dokumentet sekrete të CIA-s: Ambasadori i SHBA e ka bërë të qartë se aktivitetet e shqiptarëve në Perëndim do të provokojnë Moskën! 19 Tetor 2026, 07:5107:51Aktualitet Shqipëria ia kalon BE-së, Italisë e Gjermanisë për arsimin e lartë, por Europa po na merr “trurin” 19 Tetor 2026, 07:4707:47Aktualitet Protestat në Tiranë, Brozi: Berisha arkitekti i dhunës, financon molotovët! 19 Tetor 2026, 07:3507:35Aktualitet Dosje të djegura dhe karrige të shkrumbuara; çfarë la pa zjarri në komisariatin nr. 3 që protestuesit i vunë flakën 19 Tetor 2026, 07:2107:21Aktualitet Dita nis me diell, si parashikohet moti për sot 19 Tetor 2026, 07:0607:06Aktualitet Tirana dhe Parisi në flakë, Rama e Macron ‘binjakëzojnë’ përgjigjet: S’ka dorëheqje, vendimet nuk merren në rrugë 18 Tetor 2026, 22:3622:36Aktualitet

