Ka nisur protesta e gjashtë studentore para Ministrisë së Arsimit. Studentët dhe qytetarët e tjerë janë mbledhur fillimisht në sheshin “Skënderbej” dhe më pas kanë marshuar përgjatë rrugës së Durrësit. Në terren ka forca të shumta policie dhe pranë tyre ndodhen edhe automjetet ujëhedhëse. Në ditët e mëparshme protestat janë zhvilluar në mënyrë paqësore me thirrje kundër qeverisë, ndërsa më pas situata është përshkallëzuar në përplasje të dhunshme.
Tubimet kanë sjellë kaos dhe trazira në kryeqytet, ku protestuesit kanë djegur kosha mbeturinash, reklamat në rrugë dhe kanë sulmuar godinat e institucioneve dhe po ashtu disa biznese të vogla.
Protestat janë shoqëruar edhe me përplasje të ashpra mes forcave të policisë dhe të rinjve, ku ka pasur disa të lënduar nga të dy palët. Gjithashtu ka pasur edhe dhjetëra protestues të arrestuar gjatë dhe pas zhvillimit të protestës. /CNA Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

