Lajme Zone
Dita e 13 e protestës/ Ministria e Shëndetësisë publikon bilancin: 4 të lënduar, një protestues ende i shtruar në spital
PolitikëBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 6 burime — Krahaso mbulimin →

Dita e 13 e protestës/ Ministria e Shëndetësisë publikon bilancin: 4 të lënduar, një protestues ende i shtruar në spital

Katër persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore gjatë protestës së sotme në Tiranë, mes tyre dy protestues dhe dy efektivë të Policisë së Shtetit.

Katër persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore gjatë protestës së sotme në Tiranë, mes tyre dy protestues dhe dy efektivë të Policisë së Shtetit. Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale ka publikuar bilancin paraprak të të lënduarve deri në orën 19:00 të kësaj të diele, 25 tetor 2026, bazuar në informacionet e marra nga strukturat spitalore. Sipas njoftimit zyrtar, në Spitalin Universitar të Traumës janë paraqitur tre persona të lënduar, dy protestues dhe një efektiv policie. Njëri prej protestuesve vijon të jetë i shtruar në spital, ndërsa protestuesi tjetër dhe efektivi i policisë kanë marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor dhe janë larguar nga spitali. Ndërkohë, në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” është paraqitur një tjetër efektiv i Policisë së Shtetit, i cili po i nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb