Lajme Zone
Dita e 122-të e protestës në Tiranë, kërkohet qeveri teknike
PolitikëEuronews Albania

Dita e 122-të e protestës në Tiranë, kërkohet qeveri teknike

Protesta kundër qeverisë dhe klasës politike në Tiranë ka hyrë në ditën e 122-të, me qytetarë që u mblodhën fillimisht në Sheshin “Skënderbej” dhe më pas marshuan drejt Kryeministrisë.

Protesta kundër qeverisë dhe klasës politike në Tiranë ka hyrë në ditën e 122-të, me qytetarë që u mblodhën fillimisht në Sheshin “Skënderbej” dhe më pas marshuan drejt Kryeministrisë. Protestuesit vijuan tubimin para godinës së Kryeministrisë, ku u mbajtën fjalime dhe u përsëritën thirrjet kundër qeverisë. Në fokus të protestës janë kërkesat për dorëheqjen e qeverisë, ndryshime politike dhe krijimin e një qeverie teknike tranzitore. Tubimet kanë vijuar prej 122 ditësh, ndërsa organizatorët deklarojnë se do të vijojnë protestat deri në përmbushjen e kërkesave të tyre.