Në ditën e 110 të protestës, qytetarët kanë nisur fjalimet e tyre përpara Kryeministrisë. Njëra prej protestueseve në fjalën e mbajtur, u ndal në protestën e paradites së sotme përpara Parlamentit.
Protestë në të cilën, qytetarja tha se u ushtrua dhunë njësoj si ajo e Zvërnecit dhe shumë qytetarë janë arrestuar.
Protestuesja deklaroi se vijojnë me vendosmëri kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. “Jemi në ditën e 110 të protestës së pandërprerë. Vijmë këtu në këtë shesh me vendosmëri për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Kemi kërkuar që ky sistem i dhunës të merrte fund. Edhe sot ishim para Parlamentit për t’i kujtuar atyre deputetëve që nuk na përfaqësojnë ne. Me të njëjtën dhunë si ajo e Zvërnecit, shumë qytetarët janë arrestuar sot gjatë protestës te Parlamenti, pas asnjë arsye nga policia e pushtetit. Dhuna dhe represioni policor nuk ka ndalur aty , sepse burrat që ishin pranë komisariatit numër 1 janë arrestuar dhe nga efektivë Shqiponja duke tejkaluar ligjin”, tha protestuesja./CNA Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

