Një nga qytetarët në protestën e 108 publikoi disa dokumente, ku tregohej se ishte me epilepsi. Ai u shpreh se është 64 vjeç, nuk ka pension, është me epilepsi dhe se nuk merr as kemp. Ai tha se e ndihmojnë fëmijët e se ndodhet në një gjendje të rënduar. Qytetari: Jam nga Vora, jam diagnostikuar me epilepsi dhe kam aplikuar për kamp. Nuk më kanë futur në kemp. Unë kërkoj kempin, që ma kanë pezulluar. Tani kalamajtë më japin ndonjë lekë. Fëmijët janë rritur jetim, se janë rritur pa nënë dhe tani më mbajnë ata. Por jam në gjendje të keqe. Dua të zgjidhet problemi im. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: 108 protesta
