Pavarësisht refuzimit prej disa ditësh, kryeministri Edi Rama edhe sot ka nxjerrë para godinës së Kryeministrisë tryezën dhe karriget për dialog me protestuesit. Ajo që vihet re sot, është se kryeministri Rama ka alternuar stolat dhe tavolinën prej guri, me disa karrige të modeleve të ndryshme. Ditën e djeshme, militantët e Sali Berishës, të mbledhur në protestën e thirrur nga PD dogjën ‘shiltet e dialogut’ në bulevard, ndërkohë që në orët e pasdites, duke u bashkuar me protestues të tjerë, dhuna e kaosi mbizotëroi në kryeqytet. LEXO EDHE:Rama prezantoi paketën ligjore kundër protestave të dhunshme, Bardhi: Antikushtetuese! Kryeministri i gatshëm të burgosë këdo që i rrezikon pushtetin Protestues të dhunshëm e të maskuar i vunë zjarrin Ministrisë së Mjedisit dhe Infrastrukturës, Teatrit të Kukullave dhe sulmuan me molotovë Bashkinë Tiranë. Ata kryen sulme të shumta me gurë, fishekzjarrë, molotovë e sende të forta edhe ndaj efektivëve të Policisë, bankave dhe bizneseve private në kryeqytet. Nga ana tjetër kryeministri Rama paralajmëroi dje se të gjithë protestuesit e dhunshëm do të përballen me forcën e shtetit, duke u ndëshkuar penalisht e financiarisht. R.Xh/Shqiptarja.com TAG: edi rama protestat kunder qeverise proteste Tirane PS PD Dhune qeveria Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 1.0 / 5 (2 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Brian: 25/10/2026 10:19 STUDENTET TE FORMOJNE NJE PARTI...TE PAVARUR NGA PS. DHE PD.....DHE TE BISEDOJNE ME RAMEN PER ZGJRDHJE PAS 6 MUAJSH....ME KOD ELEKTORAL TE NDRYSHUAR.... Përgjigju Sonja: 25/10/2026 09:54 Je nje i kallur per se gjalli Rama, ke kry pune mhu mbaro detyrat e cufove, dhe sllavo grekeve per shpopullimin e vendit dhe me mire vrit veten se fundin ti e di ca te pret Përgjigju Stop dhunës&vandalizmit: 25/10/2026 08:36 Me huliganë vandalë trushkulur të tillë (si huliganët që lëshoi dje rrugëve Saliu dhe PD) që bëjnë dhunë dhe vandalizojnë institucionet publike e private ka vetëm një rrugë: forca e ligjit, të arrestohen. Nëse nuk hanë pyka dhe kanë lajthitur, atëherë ngelet vetëm futja e ushtrisë siç bëri edhe Meloni në itali. (Në Itali as nuk kërkojnë dorëheqjen e Giorgias). Habitem kur dëgjoj ca media që e paraqisin këtë situatë kaotike vandalizmi me pasion sikur kushedi se ç'gjëra pozitive" po shohin! Sikur mezi pritën pas 3 ditëve "qetësi" një kaos si ai dje. Për mos të përmedur pastaj ca analistë si A.Shkullaku kur doli te Fevziu ditë më parë e që ishte i irrituar me aksionin e policisë, se duket sikur s'duan paqe sociale, duan me çdo kusht dorëheqjen e Ramës edhe sikur të shkatërrohet e digjet Shqipëria krejt. Edhe Andi Bushati psh njëherë në një studio televizive përmendi që kështu si po vazhdonte Rama populli mund të ngrihet në kryengritje të armatosur. E njëjta gjë edhe me Çim Pekën që kur nisën këto protesta e dhunshme ishte në studion e tij live në tel me A.Ahmetaj dhe flisnin që s'ka më paqe sociale dhe "budallain" Rama boll e ka toleruar populli. A thua se paqen sociale e vendos Çimi servili i Saliut me një hajdut si Ahmetaj që i fshihet drejtësisë! Pra duket qartësisht që propaganda mediatike e Saliut (që edhe këto ditë "i fryn zjarrit" të protestës huligane), ka qënë në dijeni të protestave të dhunshme. Po si mund të kenë dijeni për këto lloj "guerrile rrugore" nëse mbrapa tyre s'do kishte dorë Saliu?! Përgjigju Sondazhi i ditës:
15 Tetor, 13:43
A i mbështesni protestat e dhunshme në vend? Po 18.6% Jo 78.5% Disi 2.9% Vota total: 14463 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 15 Tetor, 13:43 A i mbështesni protestat e dhunshme në vend?
