Lajme Zone
Dinamo spektakolare, kualifikohet në turin e tretë. Përmbysje e madhe nga Shkëndija
SportCNA
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Dinamo spektakolare, kualifikohet në turin e tretë. Përmbysje e madhe nga Shkëndija

Dinamo ka siguruar kualifikimin për në raundin e tretë të Conference League pas fitores bindëse 3-0 ndaj Aluminij në ndeshjen e kthimit. Pas barazimit 1-1 në Slloveni, "Blutë" zhbllokuan sfidën në minutën e 24-të me anë të Lorenco Vilës pas asistit të Hekuran Berishës. Avantazhi u dyfishua para mbylljes së pjesës së parë falë një goditjeje të fuqishme nga distanca të Kelvi Qefalisë. Në pjesën e dy

Dinamo ka siguruar kualifikimin për në raundin e tretë të Conference League pas fitores bindëse 3-0 ndaj Aluminij në ndeshjen e kthimit.

Pas barazimit 1-1 në Slloveni, "Blutë" zhbllokuan sfidën në minutën e 24-të me anë të Lorenco Vilës pas asistit të Hekuran Berishës.

Avantazhi u dyfishua para mbylljes së pjesës së parë falë një goditjeje të fuqishme nga distanca të Kelvi Qefalisë.

Në pjesën e dytë, kryeqytetasit realizuan edhe golin e tretë me mbrojtësin Fabjan Përndreca, i cili shënoi me kokë pas krosimit nga goditja e këndit.

Me këtë sukses, Dinamo kalon në turin tjetër ku do të përballet me skuadrën letoneze Auda.

Në ndeshjet e tjera të ekipeve shqiptare, Shkëndija përmbysi sllovenët e Bravo duke fituar 3-1 dhe duke kaluar më tutje.

Ndërkohë, Ballkani u eliminua nga Bohemians pas ekzekutimit të penalltive, ndonëse e fitoi ndeshjen e kthimit me shifrat 3-2.

Po ashtu, aventura europiane u mbyll edhe për Malishevën, e cila u mposht 4-1 nga Hibernian. Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.