Presidenti i Dinamos, Ardian Bardhi, ka reaguar pas humbjes ndaj Elbasanit, teksa i është drejtuar me tone të ashpra skuadrës, për këtë ecuri negative që po regjistron. Nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, klubi kryeqytetas, ka zbardhur edhe fjalët e numrit 1 të “nëndetëset”, i cili kërcënon me largimin e futbollistëve që nuk e ndjejnë fanellën dhe që nuk japin maksimumin. “Kjo nuk është Dinamo dhe kjo paraqitje është e papranueshme! Fanella legjendare e këtij klubi kërkon sakrificë, karakter dhe uri për fitore. Jeni ndër më të paguarit në Shqipëri, në klubin më korrekt, por në fushë nuk po i përgjigjeni as besimit, as sakrificës sonë. Nuk ka më justifikime! Kush nuk e ndien këtë fanellë dhe nuk jep gjithçka për të, lojtar apo pjesëtar i stafit, të largohet që nesër. Dinamo nuk mban askënd me zor!”, shkruan ai. LEXO edhe...Goli i Vorës në shtesë i heq fitoren Dinamos, trishtim te ‘nëndetësja’! Trajneri Daja ndjek ndeshjen nga tribuna Share P.J/ReportTv.al ardian bardhi Dinamo City Komento Komente Sondazhi i ditës: A i reflekton shqetësimet e qytetarëve pr.buxheti 2027? Po 60.7% Jo 30% Nuk e di 9.3% Vota total: 2344 Sondazhi i ditës: A i reflekton shqetësimet e qytetarëve pr.buxheti 2027?

