Skuadra e Dinamos ka arritur një fitore me përmbysje 2-1 ndaj Egnatias në "Elbasan Arena", në ndeshjen e vlefshme për javën e tetë të Superiores.
Kampionët në fuqi të drejtuar nga Nevil Dede e nisën takimin në mënyrë të shkëlqyer duke kaluar në avantazh që në minutën e dytë me një goditje nga jashtë zone të Kryeziut.
Rrogozhinasit gjetën sërish rrugën e rrjetës në minutën e 27-të me anë të Montenegros, por goli u anulua nga gjyqtari pas një prekjeje të topit me dorë.
Reagimi i kryeqytetasve nuk vonoi dhe Lorenco Vila arriti të barazojë shifrat në minutën e 32-të pas një aksioni të rrëmujshëm në zonën kundërshtare. Vetëm pesë minuta më vonë, ekipi i Ilir Dajës gjeti edhe golin e përmbysjes me anë të Klevi Qefalija, i cili shfrytëzoi një top të lënë nga Silva-Riçards për të mposhtur portierin Tandilashvili.
Pjesa e dytë ishte e luftuar, me Egnatian që ushtroi presion të vazhdueshëm në kërkim të barazimit përmes zëvendësimeve të shumta dhe rasteve të krijuara. Portieri i Dinamos, Teqja, u tregua i vëmendshëm në disa momente deçizive, duke ndalur tentativat e miqve si Albaneze apo Jago dhe duke ruajtur avantazhin.
Me këtë sukses të rëndësishëm, Dinamo ngjitet në kuotën e 15 pikëve duke mbajtur vendin e tretë në klasifikim, vetëm tre pikë më pak se Egnatia e vendit të dytë. Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

