Lajme Zone
Dinamo mëson rivalin e raundit të dytë në Conference League, Ilir Daja: Kazakistani më sjell fat, kemi ndryshuar 70 % të ekipit
SportShqiptarja

Dinamo mëson rivalin e raundit të dytë në Conference League, Ilir Daja: Kazakistani më sjell fat, kemi ndryshuar 70 % të ekipit

Në raundin e dytë kualifikues Dinamo do të përballet me sllovenët e NK Aluminij.

Dinamo përmbysi të enjten 1-4 Astanën në Kazakistan duke marrë biletën për në turin e dytë kualifikues të Conference League, aty ku do të përballet me sllovenët e NK Aluminij. Pas ndeshjes së fituar në fushën kundërshtare, trajneri i Dinamos, Ilir Daja tha se Kazakistani është pjesë e fatit pasi në tre ndeshje atje nuk ka humbur asnjë. Daja tha se Dinamo ka ndryshuar 70 për qind të ekipit, duke ia faturuar suksesin punës një javore dhe përgatitjeve për këtë duel. “E dinim që ishte një ndeshje shumë e vështirë, sepse Astana ka një ekip goxha të mirë. Këtë e shprehu edhe në fushë, pavarësisht se rezultati foli për ne. LEXO EDHE:UEFA Conference League/ AF Elbasani eliminohet me penallti pas një paraqitjeje dinjitoze ndaj BATE Borisov Si duket, Kazakistani është pjesë edhe e fatit, sepse është hera e tretë që ndeshem dhe asnjë nga këto tri ndeshje nuk e kam humbur. Të parën me Kairat Almaty, me Astanën barazim dhe fitorja e fundit. Sot (dje) na e lehtësoi pak edhe dalja me karton të kuq e lojtarit kundërshtar. Ekipi? Jemi shumë të kënaqur, sepse kemi ndryshuar gati 70% të ekipit. E thashë edhe para ndeshjes, kur është e vështirë, është dhe më e bukur kur kualifikohesh. Nuk mendoj se Astana na nënvlerësoi, sepse me atë që kemi parë në këto ndeshje të fundit që ne e kemi ndjekur, që kur na ra shorti, luajti me formacionin më të mirë. Tifozët? Falenderojmë gjithë ata tifozë shqiptarë, jo vetëm të Dinamos, që ishin prezent këtu në Astana. Ishte kënaqësi, sepse kishim edhe mbështetjen e tyre. Kishim një motiv shtesë, sepse mbështetja e tyre na bëri të mos dorëzoheshim deri në fund. Faktorët që çuan në fitore? Në fakt, ajo që bëri diferencën nuk ishte ana taktike, por ishte sakrifica që bënë lojtarët për të arritur te kualifikimi, si dhe vlerësimi që i bënë ata Astanës. Ajo që mendoj se bëri ndryshimin ishte që ne kemi prurje shumë lojtarë të rinj dhe kishim një javë më shumë kohë që të punonim bashkë për ta përgatitur ndeshjen e kthimit", tha Ilir Daja. Të enjten që vjen Dinamo do të përballet me sllovenët e NK Aluminij për turin e dytë kualifikues në Conference League, teksa takimi i parë do të jetë në udhëtim. S.Dh/Shqiptarja.com TAG: Dinamo ilir daja conference league astana NK Aluminij Komento Komente Sondazhi i ditës:

14 Korrik, 12:01

Si e vlerësoni vendimin e PD për të bojkotuar seancat plenare? Të drejtë 10.5% Të gabuar 85.7% Nuk e di 3.8% Vota total: 4629 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 14 Korrik, 12:01 Si e vlerësoni vendimin e PD për të bojkotuar seancat plenare?