Dinamo ka marrë një fitore dramatike ndaj Skënderbeut në sfidën e vlefshme për javën e dytë të Superiores.
Përballja e zhvilluar në impiantin "Elbasan Arena" u vendos vetëm në minutat e fundit shtesë me rezultatin minimal 0-1.
Gjatë takimit, skuadrës dinamovite iu anuluan dy gola pas ndërhyrjes së sistemit VAR.
Së pari u anulua goli i realizuar nga Malomo në minutën e 18-të për pozicion jashtë loje.
Më pas, në minutën e 60-të, gjyqtari bëri të pavlefshëm edhe një supergol të realizuar nga Lorenco Vila.
Gjërat u komplikuan për ekipin e Ilir Dajës në minutën e 88-të, kur Eridon Qardaku u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë.
Megjithatë, goli i fitores për kryeqytetasit erdhi në minutën e 92-të përmes sulmuesit Florenc Farruku.
Me këtë sukses, Dinamo merr tri pikët e para të sezonit dhe ngjitet në vendin e pestë, ndërsa Skënderbeu mbetet i teti me një pikë. Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

