SARANDË- Një grup turistësh francezë, mes tyre 20-vjeçari me shtetësi portugeze Luis Miguel Varela Mendes që u vra me thikë, kishin mbërritur në Ksamil dy ditë para ngjarjes. Ata planifikonin të largoheshin më 26 gusht drejt Spanjës. Ngjarja ndodhi në orët e para të 18 gushtit, gjatë festës në “Principote”, ku performonin disa DJ francez. Sipas burimeve, konflikti nuk nisi për një vajzë, por për zhurmën në lokal. LEXO edhe...20-vjeçari portugez u vra me thikë në Ksamil, Report TV siguron foton e Luis Miguel Varela Mendes Pas batutave dhe lojërave mes grupit të turistëve, situata u tensionua. Në debat ndërhynë edhe tre francezë të tjerë, ndërsa më pas në skenë hynë punonjësit e “Principote”, Davidi Heurtevent dhe Sokrat Lipan alias Sokrat Vata. I gjithë konflikti fizik ndodhi në plazh, ku, sipas hetimeve, Davidi Heurtevent e goditi me grushte turistin, ndërsa Sokrat Vata e goditi me thikë. 20-vjeçari humbi jetën nw vendngjarje. Davidi Heurtevent është shpallur në kërkim, ndërsa Sokrat Vata u arrestua në Levan, i fshehur në bagazhin e makinës së një çifti turk, Nuh Mahmutoglu dhe Ezgi Perlak. Gjatë marrjes në pyetje, Sokrat Vata ka deklaruar se sherri nisi për zhurmën dhe ka pretenduar se thikën e kishte turisti portugez, të cilit ia kishte marrë nga dora dhe më pas e kishte goditur. Në ambientet e lokalit, në momentin e ngjarjes, ndodhej edhe pronari Bekim Bulica, i cili eshte larguar pa e kallëzuar krimin në polici. Ndërsa 4 kamerierë janë vënë në pranga. Në momentin e konfliktit, në “Principote” ndodheshin edhe 4 truproje. Miosid Matushaj, oficer policie ne Gjirokastër; Luciano Seferi, punonjës i burgut të Fierit Romeo Shehu, polic bashkiak ne Gjirokastër dhe Kristi Koshi. Sipas policisë ata nuk ndërhynë për të parandaluar ngjarjen, ndaj janë vene ne pranga dhe janë pezulluar nga funksionet shtetërore. Personat e përfshirë dhe rolet e tyre në ngjarjeSokrat Lipan alias Sokrat Vata – autori i dyshuar i krimit, i arrestuar.Nuh Mahmutoglu – shtetas turk, i arrestuar; dyshohet se ndihmoi autorin në tentativën për t’u arratisur.Ezgi Perlak – shtetase turke, e arrestuar; dyshohet se ndihmoi autorin në tentativën për t’u arratisur.Serxhi Selimi – kamerier në lokal.Ervis Bunci – kamerier në lokal.Ildi Cekani – kamerier në lokal.Murat Zhabina – kamerier në lokal.Miosid Matushaj – oficer i Policisë në Gjirokastër; i arrestuar, por ende nuk është pezulluar nga detyra.Luciano Seferi – punonjës i Policisë së Burgjeve në Fier; i arrestuar, por ende nuk është pezulluar nga detyra.Romeo Shehu – polic bashkiak në Gjirokastër; i arrestuar dhe i pezulluar nga detyra.Kristi Koshi – i arrestuar; funksioni apo vendi i tij i punës nuk dihet.David Heurtevent – klient në lokal, i shpallur në kërkim si bashkëpunëtor në krim.Bekim Bulica – pronar i lokalit, i shpallur në kërkim për fshehjen e krimit. Share Ora 18:49 20-vjeçari portugez u vra me thikë në Ksamil, Report TV siguron foton e Luis Miguel Varela Mendes Ky djalosh është Luis Miguel Varela Mendes, turisti 20-vjeçar portugez që u vra me thikë në orët e para të 18 gushtit në Ksamil, pas një konflikti në lokalin “Principote” që i mori jetën në mënyrë të tmerrshme. 20-vjeçari kishte mbërritur në Ksamil dy ditë para ngjarjes së bashku me një grup turistësh francezë dhe planifikonin të largoheshin drejt Spanjës më 26 gusht. Pas një sherri të dhunshëm në ambientet e Beach Bar-it ai përfi i vrarë me thikë dhe u braktis për disa orë në shezlongët e plazhit. Për vrasjen e tij është arrestuar Sokrat Vata nga Hasi. Share Ora 18:35 Turisti 20-vjeçar u vra në Ksamil, reagon qeveria e Portugalisë: Po e ndjekim rastin me autoritetet shqiptare! Për arrestimet kemi mësuar nga mediat Qeveria e Portugalisë po ndjek rastin e vrasjes së turistit portugez Luis Miguel Varela Mendes në Ksamil, i cili u gjet në orët e para të së martës pranë plazhit të bar 'Principotes' i vrarë me thike. Media portugeze “Renascença” shkruan se Ministria e Jashtme portugeze është vënë në kontakt me autoritetet shqiptare, por deri tani nuk ka informacion zyrtar për atë që ka ndodhur dhe për veprimet e ndërmarra nga autoritetet në Tiranë.Raquel Trindade, nga zyra e ministrit të Jashtëm të Portugalisë, tha për “Renascença” se rasti po ndiqet përmes ambasadës portugeze në Romë dhe konsullatës së nderit në Tiranë.“Ministria e Punëve të Jashtme po ndjek rastin e këtij shtetasi portugez që humbi jetën në Shqipëri dhe, përmes ambasadës sonë në Romë, si dhe konsullatës së nderit në Tiranë, po e ndjekim çështjen me autoritetet vendase. Për momentin, ende nuk e dimë saktësisht se çfarë ka ndodhur. Nga mediat lokale dimë se ka pasur arrestime, por për momentin ende nuk kemi informacion përmes rrjetit tonë që mund ta përcjellim. Ministria e Punëve të Jashtme do të vazhdojë të ndjekë gjithçka që është e nevojshme, si me autoritetet vendase, ashtu edhe me familjarët”, tha Raquel Trindade për “Renascença”.Sipas “Renascença”, duke iu referuar mediave shqiptare, 11 persona janë arrestuar në lidhje me vrasjen e 20-vjeçarit portugez.Media portugeze shkruan gjithashtu se i dyshuari kryesor për goditjen me thikë është një 29-vjeçar, i cili ka precedentë në Mbretërinë e Bashkuar për vepra që lidhen me trafik droge, armëmbajtje dhe drejtim të rrezikshëm të automjetit. Share Ora 14:34 Vrasja e portugezit në Ksamil, zbardhet dëshmia e autorit: Sherri nisi për zhurmën, thika ishte e viktimës Foto: Sokrat VataËshtë zbardhur dëshmia e Sokrat Vatës, 29-vjeçarit që vrau me thikë portugezin 21-vjeçar një ditë më parë në Ksamil.Sipas Vatës sherri nisi për zhurmën. Ai ka dëshmuar se thikën e kishte turisti portugez, të cilit ia kishte marrë nga dora dhe më pas e kishte goditur.Ndërkohë të rinjtë nga Portugalia dhe Franca kanë deklaruar para grupit hetimor se nuk e kanë parë skenën e krimit por e kanë mësuar kur ka mbërritur Policia. Share SI.E./ReportTv.al Kristi Koshi Romeo Shehu Luciano Seferi Murat Zhabina Ervis Bunci Serxhi Selimi Ezgi Perlak vrasja e portugezit Ildi Cekani sarande Nuh Mahmutoglu Ksamil Vlore Moisid Matushaj Principotes Ksamil Luis Miguel Varela Mendes Bekim Bulica David Heurtevent Sokrat Vata Komento Komente Tymi: 19/08/2026 17:12 Problemi esht se shum biznese me turizem kan mbrapa kriminel shqipo qe pastrojn leket qe kan ber ne angli Përgjigju Mario: 19/08/2026 15:02 Genjen, mund ta kishte neutralizuar, jo ta qellonte nga mbas me thike. Përgjigju emigranti: 19/08/2026 14:01 britanik l3shi. keta jane nga cunat kuksiane te Londres qe i thirri "mbreti" per te bere biznes ne Shqiperi. e mbani mend? ja biznesi ... Përgjigju Qori: 19/08/2026 17:09 Ky eshtw cuni i nje gjyvendeje shqiptare maloke,qe eshte martuar me anglez,prandaj ka edhe mbiemer anglez. Esati: 19/08/2026 12:57 O populli më i bukur në botë !!! O çakejt-talibaner, që ua nxitë jetën shqiptarëve. TURP !!! Përgjigju Taypi: 19/08/2026 12:52 Ne burg te gjith qe kan mar pjese..te gjith skutha..e lokali te mbyllet dhe pronari meriton burg...skuth m.ti Përgjigju eni: 19/08/2026 12:43 Po si ore 6 veta shkojne e rrahin 1 person , si ore e terheq zvarre e nxjerr nga objekti dhe e vret me thike more plera , qe nuk meritoni as qyrret tju hedhin keto torollackat qe ju ferkojne krahet dhe ju nxisin te beni si boba.
skeni faj ju , faj kane prinderit tuaj qe rrisin morra si ju, e ju japin makina nga 100 mije euro e te na hapeni by. neper Tirane e neper Ju. Frikacake me arme ne xhep, po cdo gje lahet ne kte jete!!!!! Përgjigju Blenard: 19/08/2026 12:12 pler burracak frikacak i paisur me thik si nje skuth burrat qellohen me grushta po jo me thik ne brez si ky per fat keq po rrit sh ky vend turp e faqa e zez ju dhjefsha mu ne turizem Përgjigju Sondazhi i ditës: Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri? Politika 56.6% Shoqëria 27.1% Social media 16.3% Vota total: 4112 Sondazhi i ditës: Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri?

