SARANDË- Një grup turistësh francezë, mes tyre 21-vjeçari me shtetësi portugeze Luis Miguel Varela Mendes, kishte mbërritur në Ksamil dy ditë para ngjarjes. Ata planifikonin të largoheshin më 26 gusht drejt Spanjës. Ngjarja ndodhi në orët e para të 18 gushtit, gjatë festës në “Principote”, ku performonin disa DJ francezë. Sipas burimeve, konflikti nuk nisi për një vajzë, por për zhurmën në lokal. LEXO edhe...Vrasja e portugezit në Ksamil, zbardhet dëshmia e autorit: Sherri nisi për zhurmën, thika ishte e viktimës Pas batutave dhe lojërave mes grupit të turistëve, situata u tensionua. Në debat ndërhynë edhe tre francezë të tjerë, ndërsa më pas në skenë hynë punonjësit e “Principote”, Davidi Heurtevent dhe Sokrat Lipan alias Sokrat Vata. I gjithë konflikti fizik ndodhi në plazh, ku, sipas hetimeve, Davidi Heurtevent e goditi me grushte turistin, ndërsa Sokrat Vata e goditi me thikë. 20-vjeçari humbi jetën në vendngjarje. Davidi Heurtevent është shpallur në kërkim, ndërsa Sokrat Vata u arrestua në Levan, i fshehur në bagazhin e makinës së një çifti turk, Nuh Mahmutoglu dhe Ezgi Perlak. Gjatë marrjes në pyetje, Sokrat Vata ka deklaruar se sherri nisi për zhurmën dhe ka pretenduar se thikën e kishte turisti portugez, të cilit ia kishte marrë nga dora dhe më pas e kishte goditur. Të rinjtë nga Portugalia dhe Franca kanë deklaruar para grupit hetimor se nuk e kanë parë skenën e krimit por e kanë mësuar kur ka mbërritur Policia. Në ambientet e lokalit, në momentin e ngjarjes, ndodhej edhe pronari Bekim Bulica, i cili është larguar pa e kallëzuar krimin në polici. Ndërsa 4 kamerierë janë vënë ne pranga. Në momentin e konfliktit, në “Principote” ndodheshin edhe 4 truproja. Miosid Matushaj, oficer policie në Gjirokastër; Luciano Seferi, punonjës i burgut të Fierit Romeo Shehu, polic bashkiak në Gjirokastër dhe Kristi Koshi. Sipas policisë ata nuk ndërhynë për të parandaluar ngjarjen, ndaj janë vënë në pranga dhe janë pezulluar nga funksionet shtetërore. Personat e përfshirë dhe rolet e tyre në ngjarjeSokrat Lipan alias Sokrat Vata – autori i dyshuar i krimit, i arrestuar.Nuh Mahmutoglu – shtetas turk, i arrestuar; dyshohet se ndihmoi autorin në tentativën për t’u arratisur.Ezgi Perlak – shtetase turke, e arrestuar; dyshohet se ndihmoi autorin në tentativën për t’u arratisur.Serxhi Selimi – kamerier në lokal.Ervis Bunci – kamerier në lokal.Ildi Cekani – kamerier në lokal.Murat Zhabina – kamerier në lokal.Miosid Matushaj – oficer i Policisë në Gjirokastër; i arrestuar, por ende nuk është pezulluar nga detyra.Luciano Seferi – punonjës i Policisë së Burgjeve në Fier; i arrestuar, por ende nuk është pezulluar nga detyra.Romeo Shehu – polic bashkiak në Gjirokastër; i arrestuar dhe i pezulluar nga detyra.Kristi Koshi – i arrestuar; funksioni apo vendi i tij i punës nuk dihet.David Heurtevent – klient në lokal, i shpallur në kërkim si bashkëpunëtor në krim.Bekim Bulica – pronar i lokalit, i shpallur në kërkim për fshehjen e krimit.-------------------------------Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë Ora 14:34 Vrasja e portugezit në Ksamil, zbardhet dëshmia e autorit: Sherri nisi për zhurmën, thika ishte e viktimës Foto: Sokrat VataËshtë zbardhur dëshmia e Sokrat Vatës, 29-vjeçarit që vrau me thikë portugezin 21-vjeçar një ditë më parë në Ksamil.Sipas Vatës sherri nisi për zhurmën. Ai ka dëshmuar se thikën e kishte turisti portugez, të cilit ia kishte marrë nga dora dhe më pas e kishte goditur.Ndërkohë të rinjtë nga Portugalia dhe Franca kanë deklaruar para grupit hetimor se nuk e kanë parë skenën e krimit por e kanë mësuar kur ka mbërritur Policia. Share Ora 12:08 Vrasja e portugezit te ‘Principotes’, Lamallari: Ata që sfidojnë ligjin, meritojnë përgjigjen më shembullore nga Policia e Shtetit Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari ka reaguar pas vrasjes së turistit portugez Luis Miguel Varela Mendes në kompleksin luksoz në Ksamil, “Principotes”. Lamallari thotë se ata që sfidojnë ligjin meritojnë përgjigjen më shembullore nga Policia e Shtetit.“Balanca mes të drejtave të njeriut dhe rendit ligjor vlen për qytetarët dhe mbron shoqërinë. Ata që sfidojnë ligjin dhe linçojnë shërbëtorët e tij, meritojnë përgjigjen më shembullore nga Policia e Shtetit”, shkruan Lamallari. Share SI.E./P.J/ReportTv.al Kristi Koshi Romeo Shehu Luciano Seferi Murat Zhabina Ervis Bunci Serxhi Selimi Ezgi Perlak vrasja e portugezit Ildi Cekani sarande Nuh Mahmutoglu Ksamil Vlore Moisid Matushaj Principotes Ksamil Luis Miguel Varela Mendes Bekim Bulica David Heurtevent Sokrat Vata Komento Komente Mario: 19/08/2026 15:02 Genjen, mund ta kishte neutralizuar, jo ta qellonte nga mbas me thike. Përgjigju emigranti: 19/08/2026 14:01 britanik l3shi. keta jane nga cunat kuksiane te Londres qe i thirri "mbreti" per te bere biznes ne Shqiperi. e mbani mend? ja biznesi ... Përgjigju Esati: 19/08/2026 12:57 O populli më i bukur në botë !!! O çakejt-talibaner, që ua nxitë jetën shqiptarëve. TURP !!! Përgjigju Taypi: 19/08/2026 12:52 Ne burg te gjith qe kan mar pjese..te gjith skutha..e lokali te mbyllet dhe pronari meriton burg...skuth m.ti Përgjigju eni: 19/08/2026 12:43 Po si ore 6 veta shkojne e rrahin 1 person , si ore e terheq zvarre e nxjerr nga objekti dhe e vret me thike more plera , qe nuk meritoni as qyrret tju hedhin keto torollackat qe ju ferkojne krahet dhe ju nxisin te beni si boba.
skeni faj ju , faj kane prinderit tuaj qe rrisin morra si ju, e ju japin makina nga 100 mije euro e te na hapeni by. neper Tirane e neper Ju. Frikacake me arme ne xhep, po cdo gje lahet ne kte jete!!!!! Përgjigju Blenard: 19/08/2026 12:12 pler burracak frikacak i paisur me thik si nje skuth burrat qellohen me grushta po jo me thik ne brez si ky per fat keq po rrit sh ky vend turp e faqa e zez ju dhjefsha mu ne turizem Përgjigju Sondazhi i ditës: Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri? Politika 56.8% Shoqëria 26.8% Social media 16.4% Vota total: 3939 Sondazhi i ditës: Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri?

