Fermerët: Premtimet e qeverisë për fermerët, një gënjeshtër e radhës e qeverisë. Ne kemi falimentuar,mezi ushqehemi". Fermerët e bashkisë Dimal janë në kufijtë e bijetesës. Fermerët e fshatrave: Sheqë, Gajdë, Polizhan, Malasgropë, Syzezë e Poshnje tregtojnë prej më shumë se 30-vitesh prodhimet e tyre përgjatë aksit nacional Dimal-Lushnje.Lexo edhe:Mot i kthjellët në të gjithë territorin, ja si pritet të jenë temperaturat Në të dyja anët e rrugës sheh tezga të improvizuara prej vetë fermerëve,ku ata shesin shalqi e pjepër. Tregtimin e produkteve që kultivojnë në tokat e tyre bujqësore, fermerët e kanë të vetmen të ardhur për të mbajtur familjet e tyre por asnjëherë nuk janë përkrahur nga shteti,edhe pse është folur shumë për grande e sumbvensione falas për ta. Fermerët shprehen se,ata nuk kanë marrë asnjëherë naftë apo grande falas nga qeveria,edhe pse kanë disa dhjetëra ha tokë që e punojnë që prej viteve '90.Sipas fermerëve, mundi dhe djersa e tyre çdo vit shkon dëm pasi kostoja e prodhimit nuk justifikon as kostot e shpenzuara për këtë prodhim,kur dihet që çmimet e plehrave kimikë dhe punimi i tokës janë shumë të shtrenjta. "Dalim prej vitesh në këtë asfalt për të siguruar bukën e gojës,shteti nuk do t'ja dijë për fermerët.Ne sigurojmë në këtë mënyrë vetëm ushqimin e përditshëm. Prodhimi i parë i shalqirit e pjeprit u kalb i gjithi në arë pasi nuk kemi treg ku ta çojmë me shumicë,i vetmi treg është në Lushnje dhe është shumë larg. Çmimi i shalqirit dhe pjeprit është shumë i ulët,konkurohemi padrejtësisht nga tregu i jashtëm,edhe pse prodhimi ynë është i pastër,askush sdo tja dijë për ne"-shprehen fermerët. Fermerët e fshatrave të ish/komunës Poshnje në bashkinë Dimal shquhen për cilësinë e prodhimeve në fushën e bujqësisë e pemtarisë dhe si fermerë punëtorë që janë ata kultivojnë në tokat e tyre jo vetëm prodhimet e fushës siç janë: shalqiri,pjepri e perime të ndryshme por edhe pemtari të shumëllojshme,ku dominon ulliri.

