Një konflikt i nisur për motive xhelozie ka përfunduar në tragjedi në Vescovato të Kremonës, ku një 24-vjeçar shqiptar humbi jetën pasi u godit me thikë në fyt. Sipas mediave italiane, viktima është Nurian Dalipaj, ndërsa autori i dyshuar është Mattia Miraglia, 32 vjeç, i cili është arrestuar dhe po hetohet për vrasje dhe tentativë vrasjeje.
Ngjarja nisi mbrëmjen e së dielës në një bar në Kremona, ku Miraglia pa ish-të dashurën e tij duke biseduar me Dalipajn. Pas një debati dhe një përleshjeje të shkurtër jashtë lokalit, 32-vjeçari u largua drejt banesës së tij në Vescovato. Sherri për një vajzë, vritet 24-vjeçari shqiptar në Itali, plagoset vëllai i tij
Aktualitet Pak më vonë, viktima dhe dy vëllezërit e tij shkuan pranë shtëpisë së autorit të dyshuar. Sipas hetimeve paraprake, Miraglia doli jashtë me një thikë kuzhine dhe, pas një tjetër sherri, goditi me thikë Nurian Dalipajn në fyt, duke i shkaktuar vdekjen. Gjatë konfliktit u plagos rëndë edhe vëllai 20-vjeçar i viktimës, i cili ndodhet në terapi intensive, ndërsa vetë autori pësoi një dëmtim në dorë.
Sipas dëshmive të banorëve dhe miqve të autorit të dyshuar, konflikti mes palëve kishte nisur prej kohësh dhe lidhej me ish-partneren e 32-vjeçarit.
Autoritetet italiane vijojnë hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes, ndërsa komuniteti i vogël i Vescovatos është tronditur nga krimi. Top Channel

